Home Aktualitet Pse PD-LSI nuk hyri në zgjedhjet e 25 prillit me një listë kandidatësh? Xhixho: S’kemi pasur propozim nga PD për lista të përbashkëta!

Pse PD-LSI nuk hyri në zgjedhjet e 25 prillit me një listë kandidatësh? Xhixho: S’kemi pasur propozim nga PD për lista të përbashkëta!

nga Editor

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, tha sot në Radar, se shkaqet kryesore që ka shkaktuar dhe humbjen e zgjedhjeve është shit-blerja e votave, përdorimi i administratës shtetërore dhe përfshirja e grupeve kriminale.

“Më shumë se analizë e LSI-së raporti i OSBE-ODIHR tregon se çfarë ka ndodhur me 25 prill. Nëse qytetarët ishin të lirë në ushtrimin e votës së tyre, apo aty kishte përdorim të administratës publike dhe buxhetit të shtetit, apo fati i patronazhistëve që u përdorën nga partia në pushtet, ku në një vend tjetër kjo do të ishte skandal. Masakra e 25 prillit është një dëm që i bëhet Shqipërisë dhe do të doja që këto zgjedhje të ishin standarde, dhe pse ne pamë përdorimin e legalizimeve, grupet kriminale dhe paratë e pista.

Ne nuk i shmangemi përgjegjësisë, por dua të them se jam krenare që kemi qenë pjesë e një skuadre që nuk ishte pjesë e shitblerjes së votave dhe shkatërrimit të demokracixsë, LSI-ja ka marr shumë vota”, ka thënë Xhixho.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!