Home Aktualitet Shtatori i Llallës për tetorin e radhës…

Shtatori i Llallës për tetorin e radhës…

nga Editor

Nga Basir Çollaku

Ish Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, u denua dy vite me vendim te formes se prere nga Gjykata e Posaçme. Duke qene zyrtari-pushtetari i pare i nivelit shume te larte ndaj te cilit merret vendim me heqje lirie.
Vendimi Gjykates edhe ne kete rast, pershendetet nuk paragjykohet, sigurisht ka dhe nje shkalle tjeter, Gjykata e Larte, deri ne mbarimin e pretendimeve ligjore perballe gjyqsorit.
Eshte nje fillim, ne permbajtje te te cilit ka dhe trysni te dukshme nderkombetare. Por fakti penal qendron.
Paradoksi shkon me tej ne disa rrethan sa komike aq dhe interesante.
Llalla denohet per pasuri te fshehur si kontrollor i pasurisw se gjithe pushtetareve ne pese vite. E me pas Kryeprokuror me tager hetimi te se njejtes gje per çdo zyrtar e qytetar dhe te tjera. Por ne keto 10 vite titullar ai arriti te denonte vetem veten. E pikerisht ne shtator, muajin ku ai bente premtime te perseritura si Prokuror, per arrestime te bujshme. Profecia ra vetem mbi te.
Se dyti komshi me Llallen ne pallate dhe parcela ka mjaft pushtetare te tjere.
Ndoshta hetimi ka pare ndonje gje dhe ka neper duar konkretisht dosje.
Se treti Llalla u be i pari kurban drejtesie edhe per faktin se vjen jashte rrethit te politikes, si nje rastesi ne poste te larta.
Se katerti Llalla u be shenjester radikale nga nje perballje diplomaci-biznes, te cilen zgjodhi ta perflase dhe e perdoren te tjere ne disfavor te tij
Nese SPAk ashtu si qytetaret shpresojne do te hyje brenda unazes se pgidinave te pushtetit, punet ne drejtesi do te nisin te marrin per mbare…
Dosjet jane,
Prokuroret po,
BKH po,
Politikanet po,
Qelite nuk mungojne.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!