Home Aktualitet Basha mbledh Kryetarët e degëve të PD/ Ja për çfarë i udhëzon

Basha mbledh Kryetarët e degëve të PD/ Ja për çfarë i udhëzon

nga Editor

Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar në selinë e PD, një takim me drejtues të degëve të kësaj partie.

Nga raportimet mësohet se Basha i ka udhëzuar drejtuesit e degëve që të nisin takimet me qytetarët me qëllim marrjen e propozimeve për Reformën Territoriale, që është përcaktuar si një nga prioritetet e PD-së, në legjislaturën e re parlamentare.

Drejtuesit e degëve të PD-së janë udhëzuar që të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

PD e ka cilësuar reformën territoriale si një dështim, ndërsa ka akuzuar Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se kjo reformë i ka dhënë avantazhin elektoral Partisë Socialiste, por ka përkeqësuar shërbimet e pushtetit vendor për qytetarët. PD ka kërkuar një shtim të numrit të bashkive, ndonëse Kryeministri në daljet publike ka deklaruar për reduktim të tyre.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!