Home Aktualitet Ky djalë nuk resht së surprizuari

Ky djalë nuk resht së surprizuari

nga Editor


Nga Cim Peka

‘Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane’. Kjo ishte shprehja qe artikuloi Lulzim Basha sot. Nje mendje me thote, ti pergjigjem sic e meriton, por prape frenohem per shkak te njefare raporti qe kam patur me te keto vite. Po i pergjigjem nepermjet Arben Imamit.
Pas katrahures se zgjedhjeve te 2017, dhe rremujes per rizgjedhjen e tij si kryear (i vete-ngrire), ne muajin shtator te atij viti, Basha mbledh kryesine e partise. Ndryshe nga parafolesit qe i ulerinin dhe e fyenin, Imami u shpreh keshtu: ‘Degjo mor djale. E para, i vetmi konflikt qe kemi ne si kryesi me ty si kryetar, eshte se ne kemi dashur qe ti te behesh kryeminister, nderkohe qe ti nuk ke dashur. Se dyti, nese i referohemi teorise se probabilitetit, sikur ti te ishe nje njeri me inteligjence zero, probabiliteti qe ti te merrje vendime te drejta do te ishte 50/50. Por ti je nje rast ekzemplar ne bote, qe ka nevoje per studim shkencor.
Sepse je njeriu i vetem ne bote, qe 100% te vendimeve qe ke marre, i ke patur ne demin tend’.
Qe goditja ndaj Berishes eshte nje plan i mire menduar midis Bashes dhe Rames kjo eshte evidente. Po ju jap vetem nje fakt. Te nesermen e 25 prillit, Lulzim Basha krijoi nje sllogan te ri. Pas cdo fjalie te shprehur ne publik ai shtonte fjalen ‘Rama-Doshi-Rakipi’. Kujtojme qe Doshi dha doreheqjen menjehere pas daljes se rezultatit, per shakak se ishte person i shpallur non-grata. Kjo histori zgjati tre jave. Derisa DSH shpalli dhe Berishen. Nga ajo dite, sllogani i Bashes u ndryshua. U hoq emri i Rakipit. U la vete dyshja ‘Rama-Doshi’. Rama si kryeminister, dhe Doshi si person i shpallur non-grata. Te njejten gje bene edhe rrethi i ngushte i Bashes ne parti. Mesazhi qe Basha po perconte ishte evident: Rama ka Doshin, i cili eshte non-grata dhe u detyrua te dorehiqet. Une kam Berishen.
Kjo eshte pjesa e ligesise se tij. Per kete pjese as Sali Berisha nuk ja ve veshin shume se ai eshte i mesuar me thika pas shpine. Basha eshte i ri ne parti e nuk e di historine e saje ne 1990-2005. Ai nuk eshte as i pari e as i fundit. Ajo qe me ben vertet pershtypje eshte profecia e Arben Imamit.
Te dalesh si kryetari i partise dhe te deklarosh se une nuk lejoj mbledhjen e Kongresit, kur me statut nuk ke asgje ne dore, dhe nuk te pyet njeri, vetem nje Bashe e ben kete. Nuk ka te dyte. Te deklarosh ne grup parlamentar se Berisha ka gjithe partine me vete, por une nuk lejoj mbledhjen e kongresit, prape vetem nje Bashe mund ta thote kete. Te deklarosh se baza qe mbeshtet Berishen eshte anti-amerikane, por une si kryetari i tyre jam pro-amerikan, vetem nje Bashe e ben.
Sot doli dhe shqiptoi gomarllekun e radhes: ‘Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane’. E para Lul, Kongresi nuk eshte per ameriken, por per ty. Dhe ti e di mire kete pune. E dyta, kongresi do te mblidhet sepse as nuk te pyet kush ty dhe as nuk mund ta ndalosh. E treta, kongresi do te mblidhet e do te shkarkoje me nje fishkellime, dhe ti perseri e di kete. E katerta do te shkarkohesh jo per Berishen por per ate cfare ti i ke bere partise demokratike. Me cadren, me bojkotin, me faljen e pushtetit vendor, me shkopinjte e gomes, me gazin lotsjelles, me burgimet e protestuesve.
Nga sot e tutje, teoria e Lulzim Bashes eshte se shkarkimi i tij nga Kongresi eshte anti-amerikane.
Ne dy takimet e para te Berishes me bazen e partise, nje gje eshte evidente. Me ne fund Lulzim Basha ka arritur ta mund Ramen, duke zene vendin e pare si njeriu me i urruer nga demokratet. Nese vazhdon me kete linje edhe per ca dite, jo pa parti, apo edhe pa Salianjin do te ngelet. Pasi ka perdhosur cdo demokrat, se fundi Basha ka vendosur t’u fyje edhe inteligjencen me gomarlleqet e tij.
Askush nuk mund te ndalohet ne budallallekun e tij, por nje gje mund ta sigurojme: nese vazhdon ne kete rruge, atehere demokratet do ti tregojne se kush eshte anti-amerikani i vertete. Dhe kur te ndodhe kjo, shume prej nesh do te na vije turp me veten. Te pakten atyre qe e mbeshteten ne kohe te ndryshme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!