Home Aktualitet Malaj shpërthen ndaj Ahmetajt: Nxjerrja në pension e të babëziturve, detyrë e SPAK

Malaj shpërthen ndaj Ahmetajt: Nxjerrja në pension e të babëziturve, detyrë e SPAK

nga Editor

Ish-ministri socialist, Arben Malaj ka komentuar marrjen e detyrës si drejtues politik i qarkut Vlorë nga ana e Arben Ahmetajt dhe deklaratat e këtij të fundit.

Malaj, dikur ish-deputet i Vlorës nën siglën e PS-së, e quan Ahmetajn të “babëzitur”.

Malaj shprehet se ballafaqimi me të keqen, ndalimi i përhapjes së babëzisë nga kapja e shtetit dhe nxjerrja në pension edhe me vendim gjykate i të babëziturve dhe sa më shpejt të jetë e mundur – duhet të jetë misioni dhe detyra ligjore për SPAK dhe thelbi i motivimit  të rizgjimit popullor dhe paqësor kundër tyre.

Reagimi

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shkruan:

Lajm i keq jo vetëm për vlonjatët – I babëzituri deklaron në Vlorë se nuk ka dalë në pension politik, sepse ka shumë gjëra që nuk i ka plotësuar akoma. Kjo deklaratë “burrërore” duhet të merret shumë seriozisht, jo si ajo që Becchetti nuk do të marrë asnjë qindarkë. Becchetti  në fakt po merr kokër më kokër 130 milionë euro nga shqiptarët për shkak të qeverisjes arrogante, të babëzitur dhe të kapur të Ahmetaj & CO.

Përse ballafaqimi publik jo me individët por me përfaqësuesit me tipik të keq qeverisje të vendit është një detyrim ndaj Vlorës dhe shqiptarëve dhe perse mos nxjerrja në pension i disa të babëziturve që fshihen pas PS-së si Ahmetaj & CO, është  varfëronjëse dhe  e rrezikshme jo vetëm për Vlorën:

  1. Te babëziturit nuk dalin vet në pension sepse punojnë çdo sekondë për të vjedhur sa më shumë.

2  Babëzia nuk ka kufi se sa duhet të fitojnë dhe këta e  kanë vetë-deklaruar se do ti i nxjerrin paratë edhe nga dheu;

  1. Të babëziturit konsiderojnë punën vetëm punë/post qeveritarë që ju krijon mundesi të vjedhin si të pa-ngopur;
  2. Të babëziturit janë shoqërisht dhe financiarisht shumë të rrexikshëm sidomos kur marrin pushtet politike bëjnë biznes oligarkik.

Sic janë edhe projektet e pritshme ne Vlore. Ndërsa oligarkët bëjnë politikë duke mbêshtetur të babëziturit e korruptuar dhe te kapur sic theksohet e zeza mbi te bardhe ne te gjitha raportet ndërkombëtare për qeveritë R1&R2;

  1. Hajdutët kanë një fund të sigurt – thjesht tani që ata janë gjithnjë e më shumë të frikësuar nga reforma ligjore që synohet të fillojë me mbarimin e kulturës së mos ndëshkimit ‘ po stërmundohen si ta fshehin panikun duke mos shfaqur të panikuar ne publik;
  2. Të babëziturit janë edhe individë pa individualitet sepse i shpërfytëron servilizmi dhe pa-ngopësia.

Ata recitojnë gërmë për gërmë cdo mesazh të udhëqësve suprem,  sic po ndodh me refrenin e “mandatit të katërt”;

  1. I babezituri u detyrua dhe pranoi të shkonte në Vlorë me përkushtim vetë-mohuese për t’i shërbyer oligarkisë, jo Vlorës apo Shqipërisë.

Ballafaqimi me të keqen, ndalimi i përhapjes së babëzisë nga kapja e shtetit  dhe nxjerrja në pension edhe me vendim gjykate  i të babëziturve dhe  sa më shpejt të jetë e mundur – duhet të jetë misioni dhe detyra ligjore për SPAK dhe thelbi i motivimit  të rizgjimit popullor dhe paqësor kundër tyre.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!