Home Aktualitet Do të zhvillojmë më tej vizionin tonë për zhvillimin rural, si mundësia kryesore për të siguruar një rritje harmonike dhe të qëndrueshme të zonave rurale.

Do të zhvillojmë më tej vizionin tonë për zhvillimin rural, si mundësia kryesore për të siguruar një rritje harmonike dhe të qëndrueshme të zonave rurale.

nga Editor

Nga Denis Hidri

Do të zhvillojmë më tej vizionin tonë për zhvillimin rural, si
mundësia kryesore për të siguruar një rritje harmonike dhe të
qëndrueshme të zonave rurale. Zhvillimi ekonomik në zonat
rurale do të shihet i ndërthurur me sektorë të tjerë si turizmi,
infrastruktura dhe shërbimet.
Mbështetja financiare
Në katër vitet e ardhshme do të financohen në zonat rurale rreth
25.5 miliardë lekë në mbështetjen e sektorit bujqësor, në përmirë-
simin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale, mbështetjen e
fermerëve dhe rritjen e aksesit në tregje.
Rritja e produktivitetit në fermat e mëdha do të vazhdojë të
mbështetet me më shumë se 7.8 miliardë lekë të siguruara nga
programi IPARD. Këto fonde do të përmirësojnë prodhimin, për-
punimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore për të rritur sasinë
dhe sigurinë ushqimore të tyre.
Do të përjashtojmë nga TVSH inputet bazë kryesore bujqësore
Investimet në ujitje – kullim
Pas dyfishimit të sipërfaqes së tokës bujqësore nën sistemin e
vaditjes gjatë mandatit të parë, ne do të vazhdojmë investimet me
synimin ‘ujë në çdo parcelë’ si dhe përmirësimin e kullimit përmes
thellimit të decentralizimit dhe rritjes së investimeve në sektor.
Konsolidimi i fermës, promovimi i ekonomisë së
shkallës
Madhësia mesatare e fermës në Shqipëri është ende e vogël dhe
e fragmentarizuar. Një pjesë e posaçme e ndihmës në bujqësi do
të përdoret për të inkurajuar konsolidimin dhe krijimin e fer-
mave të mëdha, me qëllim rritjen e produktivitetit, uljen e kostos
së prodhimit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve
bujqësore.
Procesi i konsolidimit të pronës në tokat bujqësore, i cili filloi në
mandatin e parë qeverisës do të përmbyllet në këtë mandat, duke
ulur pasigurinë mbi pronën në zonat rurale. Reforma e pronës
do të krijojë terrenin institucional që të gjithë tokat bujqësore të
pajisen me çertifikata pronësie; do të përmirësohen strukturat
bujqësore edhe nëpërmjet lehtësimit të problemit të tokave djerrë
(8% e tokës bujqësore), duke zbatuar instrumente fiskale nxitëse.
Këto masa do të shoqërohen me mbështetje specifike për fermat
me sipërfaqe mbi 5 ha.
Ngritja e sistemit transparent të ndihmës direkte dhe këshillimit
në një sportel të vetëm, do të garantojë një shërbim të special-
izuar, në përputhje me karakteristikat e fermave dhe do të ulë
burokracinë e korrupsionin në akordimin e mbështetjes.
Siguria ushqimore
Siguria ushqimore mbetet prioritet i qeverisjes në mandatin e dytë,
në forcimin e qasjes “nga ferma në tavolinë”, jo vetëm për pro-
duktet blegtorale, por edhe për produktet bujqësore. Instrumentet
e aplikuara gjatë mandatit të parë qeverisës për uljen e nivelit
të informalitetit, kanë krijuar premisat për rritjen e kontrollit të
origjinës së produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe për të rritur
nivelin e sigurisë ushqimore në tregjet bujqësore, blegtorale dhe
në industrinë agroushqimore.
Zhvillimi i Treguesve Gjeografikë të Origjinës (TGJO) është
alternativa që do të nxitet për katër vitet në vazhdim për krijimin
e një shporte produktesh TGJO-sh shqiptare. Skema të veçanta
mbështetje do të ngrihen për grupe prodhuesish të cilët regjistro-
jnë produktet e tyre si TGJO.
Peshkimi dhe Agroindustria
Do t’i kushtohet një vëmendje e posaçme zhvillimit të sektorit të
peshkimit, prodhimit dhe përpunimit të mishit, zgjerimit të sipër-
faqes dhe prodhimit në serra, zhvillimit të sektorit të frutikulturës
dhe nënprodukteve të tyre. Do të vazhdojë mbështetja për zgjer-
imin dhe modernizimin e industrisë përpunuese agroushqimore.
Forcimi i kompetencave profesionale dhe zbatimi i standardeve
cilësore të prodhimit në sipërmarrjet agropërpunuese do të jetë
prioritetet në këtë drejtim. Do të vazhdojë kreditimi me kushte
lehtësuese i agrobiznesit me 12.6 miliardë lekë.
Do të konsolidohet sistemi i statistikave bujqësore, proces i cili do
të zhvillohet njëkohësisht me kontabilizimin e aktivitetit ekono-
mik të fermave bujqësore që i drejtohen tregut.
Zhvillimi i qëndrueshëm i akuakulturës brenda Zonave të Përcak-
tuara për Akuakulturën (ZPA), do të rritet me 70 %.
Strategjia e zhvillimit rural
Strategjia e zhvillimit rural do të synojë diversifikimin e aktivi-
teteve ekonomike jobujqësore në zonat rurale. Qeverisja jonë do
të krijojë hapësira dhe mekanizma nxitës që zonat rurale të mos
jenë ekskluzivisht bujqësore në ekonominë e tyre, por të nxiten
edhe forma të tjera zhvillimi.
Në këtë mandat “Rilindja rurale” do të jetë programi i integruar i
zhvillimit të qendrave të banuara, zonave me interes turistik, apo i
zonave rurale në të cilat do të synohet përmirësimi infrastrukturës,
vlerësimi i traditave dhe trashëgimisë kulturore, rritja e nivelit të
shërbimeve publike, përmirësimi estetik i qendrave të banuara që i
jep mundësi zonave të caktuara rurale të kenë një trend pozitiv zh-
villimi ekonomik, të diversifikuar dhe të qëndrueshëm, duke krijuar
njëherazi edhe premisat për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Por sa u arrit në programin e qeverisë në për bujqësinë?
Ku ndihma për këtë kategori duhej të ishte subvencionimi i fermerit, në karburante, fara dhe plehra kimik.
Orientimi dhe sigurimi i tregut të produkteve, qoftë i brendshëm apo i jashtëm.
Ata persona që gëzojnë këtë status (kartën e fermerit), me çfarë çmimi e marrin naftën?
Apo, edhe ky si sektor, si të gjithë sektorët e tjerë të programit qeverisës të vitit 2017, vazhdon të jetë në reformë?!
Aq sa, nuk dihet se kur, elementet bazë të ndihmesës apo subvencionimet të jenë një institucion i njëjtë për të gjithë.
Besojmë se në mandatin e katërt edhe mund të arrihen.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!