Home Aktualitet Furgoni i burgut aksidenton qytetarin me karrocë me kalë

Furgoni i burgut aksidenton qytetarin me karrocë me kalë

nga Editor

Një kalimtar është plagosur rëndë pasi është përplasur nga furgoni i burgut të Elbasanit.

Mësohet se furgoni ishte duke transportuar një të burgosur të sëmurë ndaj po ecte me shpejtësi, në momentin që ka përplasur kalimtarin në Elbasan.

Kalimtari në ato çaste po lëvizte me karrocë me kalë, kur është përplasur nga furgoni i burgut.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i burgosuri i sëmurë që po transportohej në spital ishte Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!