Home Aktualitet Adriatik Llalla në gjendje të rëndë nga një sëmundje e pashërueshme, Apeli jep sot vendimin ndaj tij

Adriatik Llalla në gjendje të rëndë nga një sëmundje e pashërueshme, Apeli jep sot vendimin ndaj tij

nga Editor

Këtë të mërkurë në orën 13:00 Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të shpallë vendimin ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Vendimi ndaj ish kryeprokurorit do jepet nga nje trupë kryesuese e përberë nga 3 anëtarë, ku kryesuese është gjyqtarja Nertina Kosova dhe anetarët Milana Muça dhe Dhimitër Lara.

Seanca e fundit ndaj Llallës u mbajt të enjten e kaluar, ku avokati mbrojtës i tij Sokol Hazizaj, i tha gjykatës se ish-kryeprokurori qëndron i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Edhe pse Hazizaj paraqiti prova të reja, gjykata nuk pranoi marrjen si provë raportin mjeko-ligjor të Llallës dhe faturat për shërbimet spitalore në SHBA që janë paguar nga një shtetas amerikan. Për këto, Hazizaj e cilësoi procesin të stisur dhe të paragjykuar për klinetin e tij. APELI I GJKKO-së, rrëzoi kërkesat e mbrojtjes dhe vendosi që vendimi të jepet më 22 shtator, pra ditën e sotme.

Kujtojmë se ish kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë çmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!