Home Aktualitet “Mos u çudisni kur ndonjë i dënuar të nxjerrë kokën nga tuneli”, Klodiana Lala zbulon skandalin te 313-ta, hapet një gropë gjigande ngjitur me burgun (foto)

“Mos u çudisni kur ndonjë i dënuar të nxjerrë kokën nga tuneli”, Klodiana Lala zbulon skandalin te 313-ta, hapet një gropë gjigande ngjitur me burgun (foto)

nga Editor

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një foto skandaloze gjatë ditës së sotme, ku pranë burgut 313 janë duke u hapur themelet për ndërtimin e një godine disakatëshe.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se themelet janë hapur fare pranë ndërtesës së burgut, dhe sipas saj nuk do të ishte çudi që ndonjë i dënuar i rrezikshëm të hapë një tunel dhe të dalë në liri.

Por, gjithashtu ajo jep “alarmin” e zaptimit të çdo centimetër tokë në vendin tonë, duke mos lënë asnjë hapësirë për fëmijët dhe për moshat e treta. Foto në fjalë është bërë nga kati i tretë i Gjykatës së Tiranës.

“Kjo gropa është hapur në themelet e burgut 313. Prisni ndonjë ditë kur të nxjerrë kokën ndonjë i dënuar. Një tunel dhe fap del në liri ndonjë vrasës apo grabitës i dhunshëm.

Babëzia këtu ska fund. Si mundet me u zaptu cdo cm tokë. Po si nuk latë një pëllembe vend për femijet që të kenë mundësinë të luajne në një park të gjelberuar? Na moret frymën nga betoni…

Foto bërë nga kati i 3 i gjykatës së Tiranës (dhoma penale)”-shkruan Klodiana Lala.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!