Home Aktualitet Prej ditësh ndodhen në pikën më të nxhetë të konfliktit/ Qytetarët mbushin makinat me ushqime dhe ua dërgojnë policëve në Veri të Kosovës

Prej ditësh ndodhen në pikën më të nxhetë të konfliktit/ Qytetarët mbushin makinat me ushqime dhe ua dërgojnë policëve në Veri të Kosovës

nga Editor

Të shumtë kanë qenë atë qytetarë të cilët kanë vendosur që të dërgojnë ushqime për policët e Kosovës, pas vaktit të varfër që u publikua ditën e djeshme me të cilin ushqehen policët.

Në disa foto të cilat qarkulluan në rrjet dje shihej një çantë shumë e varfër e cila mbante një copë bukë, një pashtetë të lirë dhe një jogurt të lirë dhe e cila po iu shërbehet policëve të Kosovës në Bërnjak.

Një pamje e tillë ka prekur shumë qytetarë, të cilët janë shprehur të indinjuar me ushqimin që u shërbehet Policëve të Kosovës, ndërkohë që ata po përballen me protestuesit serbë dhe me strukturat e dyshimta kriminale në veri për shkak të vendimit për reciprocitet në targa.

Prandaj dhe qytetarët kanë dërguar për policët pije dhe ushqime të shumta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!