Home Aktualitet I ndërprenë fjalën Boris Johnson-it dhe përzunë gazetarët/ Çfarë ndodhi në takimin me Joe Biden

I ndërprenë fjalën Boris Johnson-it dhe përzunë gazetarët/ Çfarë ndodhi në takimin me Joe Biden

nga Editor

Joe Biden nuk pranoi gazetarë që t’i bënin pyetje gjatë takimit me kryeministrin britanik Boris Johnson në Zyrën Ovale dhe ndihmësit e tij i nxorrë jashtë teksa ata përpiqeshin të merrnin në pyetje Presidentin.

Biden iu përgjigj vetëm një pyetje që u bë me zë të lartë nga gazetarja e CBS për krizën në kufirin jugor, por përgjigja e tij ishte e paqartë dhe më pas stafi i Shtëpisë së Bardhë i nxori jashtë reporterët.

“Dhuna nuk justifikohet,” u duk të thoshte Joe Biden por pjesa tjetër e përgjigjes pothuajse nuk u dëgjua fare.

Si të mos mjaftonte vetëm kjo, stafi i Shtëpisë së Bardhë ndërpreu fjalën e Johnson për të përzënë gazetarët, të cilët bërtisnin me të madhe teksa i drejtoheshin kryeministrit britanik teksa ky i fundit ishte ulur përballë me Joe Biden, e që shihnin atë skenë kaotike brenda Zyrës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!