Home Aktualitet Reciproriteti i targave, reagon BASHA: Kosova është sovrane, sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi, aq më mirë do jetë…

Reciproriteti i targave, reagon BASHA: Kosova është sovrane, sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi, aq më mirë do jetë…

nga Editor

Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se qendrimet e Beogradit, zbulojnë qëllimet e vërteta të presidentit serb Aleksandër Vuçiçit. 

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, ku prej ditësh ka tensione për shkak të reciproriteti të targave. Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare pasi Kosova është vend sovran. Po ashtu, Basha shkruan se qendrimet e Beogradit, zbulojnë qëllimet e vërteta të presidentit serb Aleksandër Vuçiçit. 

Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit,”-shkruan Basha. 

Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës që kushtojnë 5 euro dhe janë të vlefshme për 60 ditë. Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcaktonte që të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Vendimi hyri në fuqi dy ditë më parë, duke shkaktuar tensione mes palëve, ku zyrtarët serbë nuk i kanë kursyer as kërcënimet. Lidhur me këto të fundit, BE dhe SHBA kanë lëshuar deklarata ku kërkojnë qetësimin e gjakrave mes palëve, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë “paqeje”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!