Home Aktualitet Përplasjet me Lelin, Ahmetaj në Vlorë përcjell mesazhin e parë: Konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë. Libri i Braçes për “Vrasjen e kryeministrit”, socialisti: Se kam parë! Gjiknuri: S’kam asnjë porosi

Përplasjet me Lelin, Ahmetaj në Vlorë përcjell mesazhin e parë: Konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë. Libri i Braçes për “Vrasjen e kryeministrit”, socialisti: Se kam parë! Gjiknuri: S’kam asnjë porosi

nga Editor

Para mediave, Arben Ahmetaj u pyet për pozicionin e ri që ka marrë në Partinë Socialiste si zv.kryeministër, i cili më parë i takonte Erion Braçes.

VLORË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin e ri politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në takim, të pranishë, ishin edhe kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut.

Para mediave, Arben Ahmetaj u pyet për pozicionin e ri që ka marrë në Partinë Socialiste si zv.kryeministër, i cili më parë i takonte Erion Braçes.

“Në PS nuk zëvendëson askush askënd, por marrim përgjegjësi, ashtu sic na ka ndodhur në historinë tonë politike në vazhdim. Unë kam lëvizur nga Gjirokastra, Korça, Tirana, sot në Vlorë, është privilegj dhe përgjegjësi e madhe që të jesh drejtues politik i qarkut të Vlorës. Damiani dhe të gjithë stafi politik këtu ka bërë një punë të shkëlqyer. 8 mandatet janë të rëndësishme që i kanë dhënë fitore të vazhdueshme PS. Linja jonë politike është vazhdimësi në Vlorë. Ne kemi filluar punën për mandatin e katërt dhe kalon nga modernizimi i partisë, zgjedhjet lokale me zgjedhjet e zgjuara, pa surpriza, të rëndësishme në vazhdim të asaj politike që ka theksuar kryeministri,”- Ahmetaj. Ndërkohë që lidhur me librin që ky i fundit mbante në zyrë, “Vrasja e një kryeministrit”, Ahmetaj tha shkurt: Ndjesë, se kam parë!

Gjatë prononcimit për mediat e pranishme, Ahmetaj u pyet edhe për konfliktin mes socialistëve, që duket se i kanë shpallur luftë kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli. Ai u shpreh se brenda Partisë Socialiste nuk kishte konflikte por debate.

“PS nuk ka konflikte ka debate. Konfliktet përjashtojnë le të themi ata që i iniciojnë. Politika jonë, politika e PS dhe e kryeministrit nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Kemi rrugë për të bërë së bashku. Të gjitha pyetjet do marrin përgjigje në vazhdimësi, por nuk ka asnjë surprizë në vazhdimësinë e politikës që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i deritanishëm i qarkut, Damiani. Socialistët e bashkuar do të punojnë në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Bashkimi i socialistëve është çelësi i suksesit. Investimet e Vlorës do vazhdojnë të jenë po në atë rrugë të mandatit të parë, të dytë dhe të tretë. Vëmendja e kryeministrit nuk ka ikur asnjë sekond nga Vlora,”-tha ai. Ndërkohë që pyetjes nëse do të ketë reforma në administratë, zv.kryeministri tha: Kjo është çështje administrative, nuk është çështje e drejtuesit politik të qarkut apo sekretarit të përgjithshëm. Ato janë politika shtetërore. Ne jemi duke folur për politika partiake.

Pranë Ahmetaj ishte edhe Damian Gjiknuri, i cili ka shprehur falenderimet për të gjithë mbështetësit, ndërsa në fund ka shtuar se nuk kishte ndërmend që të linte porosi pasi i besonte kolegut.

“Do të bëjmë më të mirën. Mua më lidhin shumë gjëra me Vlorën por detyra jonë politike është të japim kontributin në të gjithë Shqipërinë. Do shpreh interes për mbarëvajtjen e gjërave në Vlorë. Më vjen mirë që është kolegu im Arben Ahmetaj, një mik i imi i vjetër, por nga ana tjetër, PS lufton për të pasur rezultate në të gjithë qarqet. Unë nuk jap porosi, ne kemi një mendje dhe një qasje për PS,”-e mbylli Gjiknuri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!