Home Aktualitet Fuga: Kuvendi si sallë spektakli/ Opozita në krizë rrezikon përçarjen

Fuga: Kuvendi si sallë spektakli/ Opozita në krizë rrezikon përçarjen

nga Editor

Akademiku Artan Fuga ka analizuar situatën politike në vend, ndërsa e cilësoi Kuvendin si një sallë spektakli.

Akademiku u shpreh për emisionin “Radari” se opozita prej vitesh vijon që të jetë jashtë politikës dhe institucioneve dhe me përjashtimin e Sali Berishës dhe tensionet e ditëve të fundit mund të rrezikojë dhe përçarje,

“Ne prodhojmë shumë politikë që është tension dhe i mungon kreativitet, kjo është fraza që unë do të thoja. Shikoj se në kuvendin e Shqipërisë akoma jemi në paraqitjen e formës së një spektakli në formën e shumicës dhe të pakicës. Opozita akoma nuk ka një alternativë për programin e qeverisë Rama thotë se do të marrë mendimin e qytetarëve por kjo duhet parë. Unë pashë një program qeverisës që nuk dihet nëse ka apo jo një ekspertizë shkencore.

Opozita ka disa vite që nuk prodhon politike, mbyllet në një retorikë politikë, është larg shoqërisë civile, e të tjera më radhë siç mund të përmendim tensionin e fundit pasi nuk dua ta quaj përçarje pasi nuk ka një realitet të tillë për ta thënë. Unë shikoj se nga një anë kryetari i PD-së mban një heshtje dhe që nuk ka një virtyt për të ndriçuar aksionin Brenda partisë së ti, nga ana tjetër shikoj Berishën që ka avancuar në komunikimin e tij, që do të rimarrë produktin e tij politik që është Basha.

Opozita është futur në një krizë që është në dëm të shoqërisë dhe duket se do të vijojë gjatë. Nuk shikoj se mund të ketë kthim pas, aktorët politikë, si Basha dhe Berisha nuk mund të kenë më kthim pas. Berisha në llogaritë që ka bërë mendoj se kujdeset për të ruajtur kapitalin moral para shoqërisë shqiptare. Unë në politikë them se interesi personal është dominues dhe ka një element personal që duket se po mbron kapitalin e tij, e dyta është se ai nuk do që ta mbyllë karrierën e tij politike, me një pranim largimi dhe kërkon fakte dhe në një moment të caktuar merr angazhimin dhe kurajën për të dalë para një ballafaqimi.

Nga ana tjetër brenda konceptimit të tij ku një politikan i beson vlerave të veta, dhe PD-ja është rezultat i punës së tij 30 vjeçare, ai po e sfumon çështjen e tij dhe po vë në pikëpyetje rolin e kryetarit dhe aftësinë për të drejtuar duke i ngarkuar disfatat e partisë.

Nëse Basha nuk do të pranojë një pjesë e PD-së mund të dojë që të ndahet dhe në atë rast do të ndahet dhe nga një anë do të kemi logon, nga ana tjetër zoti Berisha me grupin tjetër, mund të mos ndodhë kjo të kemi vetëm një përçarje të grupit parlamentar, mund të ndodhë që gjendja të ndodhë në stanacion, kërkesa është që Basha nuk e mbledh kuvendin dhe nuk i jep rrugë kësaj ngjarje.

Problem është se Berisha po u bën thirrje militantëve që ti sjellë në referendum, ato persona që janë jashtë kontrollit të mediave dhe të politikës, unë them se ato do të mbajnë një qëndrim ndryshe nga ajo që bëhet fjalë dhe s’do të bëjnë një analizë racionale. Kur vjen puna për qytetarin e thjeshtë ai fillimisht do të gjykojë nga emocionet dhe pakënaqësitë e veta”, ka thënë ai.

Fuga pyetjes së gazetares se a rrezikon agjensia e formuar nga qeveria pavarësinë e informacionit, ka theksuar se është shumë shpejt për të folur për një gjë të tillë.

Sipas tij, shqetësuese nuk është një agjensi e tillë që duket se është më shumë për ristrukturimin e brendshëm institucional, por rrezik është presioni që qeveria ka mbi mediat.

“Mbase jam një person që pres pak që të shfaqet fenomeni në mënyrë të plotë që është ves i studiuesit, e kam lexuar dokumentin dhe e kam konsideruar çështje të brendshëm institucionale të qeverisë. Nuk besoj se informacioni nuk ka qenë i kontrolluar, unë mendoj se nuk është një problem që ndryshon parimisht raportin me informacionin. Ka një centralizim më të madh dhe një kontroll më të madh të kryeministrit me ministrat, por jo raport që ka të bërë në marrëdhëniet e qeverisë me mediat. Në tekstin që pash kuptova se ishte më shumë një ristrukturim Brenda institucional. Është nën alarm që nuk besoj se është momenti për ta tundur këtë gjë, ajo që më shqetëso është presion me ose pa agjensi tensioni që qeveria bën ndaj media”, tha Fuga.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!