Home Aktualitet Aleanca Basha-Rama/ Koka: Berisha u dërgoi sot sinjal deputetëve të PD

Aleanca Basha-Rama/ Koka: Berisha u dërgoi sot sinjal deputetëve të PD

nga Editor

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në studion e SYRI TV, komentoi fillimisht qëndrimin që mbajti kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj për mbledhjen e forumeve.

“Zoti Rushaj e di fare mirë se çfarë do të thotë statut dhe se si funksionojnë institucionet. Kurse njeriu i paarsyeshëm është zoti Basha, i cili në tentativë për të hequr vetullat, nxori sytë kur tha se Kuvendi është anti-amerikan.

Arsyeja e shëndoshë kërkon që PD të kthehet në rrugën e institucionalizmit. Kjo është ajo që kërkon baza e anëtarësisë,” tha Koka.

Duke folur për takimet e Berishës, Koka tha se Foltorja e Fierit kishte mesazhe të reja.

“Në takimin e parë shkëlqeu Berisha me mesazhin për ndjesën për Lulzim Bashën,” tha Koka.

Sipas tij, Berisha u dërgoi një mesazh deputetëve të PD që të mos lejojnë bashkëpunimin mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

“Mesazhi që më ra në sy ishte mesazhi për anëtarët e grupit parlamentar të PD. Pra ajo që kemi thënë nëpër dhëmbë, që ka një pakt mes Ramës dhe Bashës, Berisha e demantoi kollaj kur foli për premisën e ndryshimeve kushtetuese. Berisha u kërkoi anëtarëve të grupit parlamentar të PD që të ruajnë atë që ka mbetur nga PD. Dhe ajo që ka mbetur nga PD është qëndrimi i qartë se PD nuk është një shtojcë e Edi Ramës, por një parti që duhet të përfaqësojë interesin e qytetarëve,” tha Koka.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!