Home Aktualitet Tensionet në kufirin Kosovë-Serbi, reagon Lajçak: Zvogëloni menjëherë tensionet! Të lejohet liria e lëvizjes

Tensionet në kufirin Kosovë-Serbi, reagon Lajçak: Zvogëloni menjëherë tensionet! Të lejohet liria e lëvizjes

nga Editor

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar në lidhje me situatën aktuale në Jarinje.

Ai është shprehur i shqetësuar për situatën në very të Kosovës, ku qytetarët serbë kanë bllokuar rrugën me makina dhe kamionë duke krijuar problem.

Lajçak thekson që tensioni të zvogëlohet dhe të rivendoset një atmosferë paqësore e të lejohet liria e lëvizjes.

Ai thekson se BE është e gatshme që të ulet të bisedojë për të zgjidhur çështjen dhe normalizuar situatën.

“I informova shtetet e BE -së mbi situatën në veri të Kosovës. Jam i shqetësuar dhe bëj thirrje për një shkallëzim të menjëhershëm. Është e rëndësishme të zvogëloni tensionet, të rivendosni një atmosferë paqësore dhe të lejoni lirinë e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, tha Lajçak.

Prej dy ditësh tashmë qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, pasi qeveria e Kosovës dha urdhër vetëm për qarkullimin e targave “RKS”.

Kjo ka sjellë mosdakordësi të qytetarëve serbë të cilët kanë zgjedhur të bllokojnë rrugët që të cojnë në kufirin Kosovë-Serbi.

Mlll 424x450

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!