Home Aktualitet Berisha krah Kurtit: Dënoj reagimin destabilizues të Vuçiç dhe heshtjen e Ramës

Berisha krah Kurtit: Dënoj reagimin destabilizues të Vuçiç dhe heshtjen e Ramës

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.

Berisha thotë se ky vendim ishte i diktuar nga Beogradi pas diskriminimit që u bënte makinave me targë të Kosovës që hynin në Serbi.

Ndërkohë ai dënon reagimin destabilizues të presidentit serb, njëkohësisht edhe heshtjen e kryeministrit Rama, të cilit i referohet si argati i Vuçiç në Tiranë.

Postimi i plotë i ish Kryeministrit:

Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbinë.

Te dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë dmth makinat me targa serbe që hynë në Kosovë detyrohen të vendosin një targë të përkohshme me afat skadimi 60 ditor që kushton euro 5 njëlloj sikundër Beogradi detyronte makinat e Kosovës që kalojnë në territorin e Serbisë.

Pas kësaj mase reciprociteti të imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targe të Kosovës që udhëtonin në territorin e Serbisë, Serbët në Veri të Kosovës me urdhër të Beogradit reaguan me bllokimin e rrugëve të cilat i çbllokoi policia e Kosovës.

Pershendes këtë masë të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiç. sb

Image

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!