Home Aktualitet Nga Basir Çollaku/ Reformë-vettingun ta hetojnë dy prokurorë nga Uashingtoni dhe Brukseli

Nga Basir Çollaku/ Reformë-vettingun ta hetojnë dy prokurorë nga Uashingtoni dhe Brukseli

nga Editor

Vettingu, Kushtetuta në këmbët e Kuvendit, do votojë opozita kërkesën e Ramës?!

Kushtetuta e ndryshuar në kuadër të Reformës në drejëesi parashikon qartazi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimt, dhe Komisioni i Posaçem i Apelimit janë institucione Ad hoc të përkohshme. Sipas ligjit 84/2016,  nenit 179 b pika 8 e Kushtetutës, me mbarimin e afateve të tyre, parashikuar 5 vite KPK dhe 9 KPA, rivlerësimin e vazhdojnë:

Për prokurorët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe për gjyqtarët, Këshilli i Lartë gjyqësor.

Vendin e komisionerëve të Ballhysës dhe të Dariel Sines e zëvendëson kreu i SPAK, Arben Kraja thote Kushtetuta. Ligji për reformën dhe Kushtetuta, ka parashikuar saktësisht vazhdimësinë e këtij procesi.

Çfarë ka ndodhur?

Edhe OMN qëndron në këtë proces pa mandat Kushtetues, afati i të cilëve ka përfunduar prej dy vitesh, sipas Kushtetutes.

Kombëtarë dhe Ndërkombetarë, i shohim në një lëvizje të re jo kushtetuese.

Në një interviste për VOA ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se zgjatja e mandatit të KPK është një opsion por ende i pavendosur.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përforcoi idenë e ndryshinit duke thënë se po shohim ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjatjen e mandatit.

Edi Rama kërkon të mbajë në kontroll me njerëzit e tij rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pamela Qirko Balluku, motra e Ministres Belinda Balluku, kërkohet të jetë sërish në këtë detyrë kontrolluese dhe gjithë të zgjedhurit e Rama-Xhafa-Agaçit.

Koha ka dëshmuar se kjo celulë, ka shpërfytyruar sistemin e drejtësisë, gjetje të konfirmuara dhe nga Venezia e Strasburgut. Kjo në vendimin për Altina Xhoxhaj, kur dy gjyqtarët në minorancë u shprehen se nuk kishin parë e dëgjuar në asnjë vend, një sistem të tillë kontrolli duke e vlerësuar haptazi kundër të drejtave të njeriut.

Zgjatja e mendadateve kërkon detyrimisht votën e opozitës, sepse duhet ndryshuar Kushtetuta përsëri. Shpresojmë se opozita nuk do të votojë pro Ramës që ai të kontrollojë drejtësinë ashtu siç ajo e ka akuzuar. Le të vazhdojë KLP dhe KLGj ashtu siç parashikon Kushtetuta e ndryshuar, siç ka deklaruar dhe ish-deputeti i Komisionit të Ligjeve pjesë e PS, profesori i së drejtes Adnor Shameti.

Kushtetuta kryesisht i qartëson afatet dhe kompetencat në aneksin e saj neni A dhe B, C.

Ligji 84/2016 parashikon kompetencat e Komisioneve.

Kësaj katrahura për ta hetuar së çfarë ka ndodhur me paratë për këtë reformë nga vendas e të huaj, do i duheshun dy prokurorë specialë. Një nga Uashingtoni e një nga Brukseli, USA-BE. Prej tyre do merrnim vesh kush ka futur gishtin, e kush krahun në këtë vetting pazar. Politikanë, pushtetarë, diplomatë. Ku kanë shkuar paratë? Siç thonë amerikanët, ndiq paranë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!