Home Aktualitet Mbulimi shëndetësor universal. Nën moton “shëndet për të gjithë” ne do të vazhdojmë të promovojmë jetën e shëndetshme, duke rritur investimet në të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin për të shkuar kështu drejt shëndetësisë falas.

Mbulimi shëndetësor universal. Nën moton “shëndet për të gjithë” ne do të vazhdojmë të promovojmë jetën e shëndetshme, duke rritur investimet në të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin për të shkuar kështu drejt shëndetësisë falas.

nga Editor

NGA DENIS HIDRI


Nën moton “më shumë vite jetës dhe më shumë shëndet viteve”
ne do të vijojmë të mbështesim fort parandalimin dhe diagnosti-
kimin e hershëm, sepse prirjet demografike po krijojnë një profil
të ri epidemiologjik: jetëgjatësia po rritet, sëmundjet jongjitëse dhe
numri i të sëmurëve me disa sëmundje njëherësh po shtohen. Do
të zgjerohen programet e parandalimit të disa prej sëmundjeve
kanceroze veçanërisht të përhapura te gratë.
Për ne shëndeti mbetet një e mirë publike, prandaj financimi pub-
lik për kujdesin shëndetësor synohet të arrijë 60-65% të shpen-
zimeve totale të shqiptarëve për shëndetësinë (e gjetëm 43% në
vitin 2013), duke siguruar që asnjë familje shqiptare të mos bjerë
në varfëri për shkak të pagesës për kujdes shëndetësor.
Do të zgjerojmë ndjeshëm kujdesin shëndetësor pa pagesë
për fazën e rehabiltimit të sëmundjes për të shkurtuar kohën e
qendrimit në institucione shëndetësore, periudhën e invalidizimit
dhe për të pakësuar barrën që deri më sot përballohet nga vetë
buxhetet familjare.
Qeveria do të vazhdojë politikat për uljen e çmimit të barnave,
duke ruajtur cilësinë, duke rritur disponueshmërinë. Do të ngremë
sistemin e gjurmimit, do ta bëjmë shërbimin cilësor farmaceutik
të disponueshëm në të gjithë territorin.
Vëmendje të veçantë do të tregohet për fëmijët me aftësi të
kufizuara, duke mundësuar kujdes socio-shëndetësor në qendra të
specializuara.
Rritja e jetëgjatësisë kërkon gjithashtu rritje të kujdesit shëndetë-
sor për moshën e tretë. Qeveria do të zgjerojë mbështetjen për
rehabilitimin, kujdesin paliativ dhe geriartrik.
Në vitin 2018 do të fillojë zbatimi i një programi 10-vjeçar për
funksionimin e qendrave komunitare në të gjithë vendin për të
koordinuar dhe ofruar shërbime në shëndetin mendor, kujdesin
paliativ, shërbimet ndaj të rinjve, kontrollin e substancave abuzu-
ese.
Të vetëdijshëm se mbulimi universal bëhet i prekshëm për qytet-
arët nëse shoqërohet me qasje në shërbim dhe cilësi universale, ne
do të investojmë në infastrukturë insitucionesh shëndetësore, te-
knologji biomjekësore dhe burime njerëzore me qëllim që kujdesi
shëndetësor bashkëkohor të ofrohet sa më pranë vendbanimit të
qytetarëve.
Kantieri tashmë i hapur i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të
reja të infrastrukturës spitalore, duke shfrytëzuar financimet pub-
like dhe partneritetin publik privat. Vëmendje të veçantë do t’u
kushtojmë qendrave spitalore universitare dhe spitaleve rajonale.
Do të vijojmë bashkëpunimin me institucionet jopublike shën-
detësore për të plotësuar ofertën e financuar me paratë publike, si dhe për të ulur në afate të pranueshme kohën e pritjes për
ekzaminime dhe/apo trajtime të specializuara.
Deri në vitin 2021, koha e pritjes për të gjitha shërbimet spitalore
do të përgjysmohet. Qeveria do të inkurajojë procesin e akrediti-
mit të të gjithë spitaleve publike dhe private.
Urgjenca mjekësore në territor do të forcohet në kapacitete
njerëzore, mjekësore e motorike. Thirrjeve të rasteve urgjente
do t’iu përgjigjemi brenda 10–15 minutave në zonat urbane dhe
20–35 minutave në zonat rurale. Do të fuqizohen kapacitetet
qendrore dhe rajonale për të përballuar urgjencat kardio-vaskulare
dhe cerebrale-vaskulare.
Projektet e investimeve në shëndetësi do të zgjerohen me vepra
të reja të infrastrukturës spitalore, duke shfrytëzuar financimet
publike dhe partneritetin publik-privat. Vëmendje do t’u kushto-
het qendrave spitalore universitare dhe spitaleve rajonale. Brenda
vitit 2020 me anë të PPP do të ndërtohet spitali rajonal i Fierit si
qendër ekselence shërbimesh për qytetarët. Brenda vitit 2021 do
të ndërtohen 8 qendra të reja shëndetsore.

Pasi u harrua motoja: Shëndetësia falas, në planin e programit të qeverisjes se Kryeministrit të mandatit të dytë, u shtua motoja: Shëndet për të gjithë. (S’bëhet fjalë).

Por, në sa njësi shërbimesh, mirëmbajtjesh, pastrimesh, shitjesh u fut edhe skema PPP në sistemin shëndetsorë?!
Kur kjo skemë është aq produktive, edhe kryerjen e saj e kryen privati, pse duhet shteti?
Apo duhet që shteti të caktoj ato pak privat të PPP-, që numërohen me gishtat e dorës, të njërës dorë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!