Home Aktualitet Sherri me Dritan Lelin që e çoi në komisariat, Shkëlqim Leskaj: Akuza dashakeqe, nuk është nënshkruar asnjë nga tenderat e pretenduar, vijoj të jem në detyrë sipas ligjit, s’ka ‘grabitje’

Sherri me Dritan Lelin që e çoi në komisariat, Shkëlqim Leskaj: Akuza dashakeqe, nuk është nënshkruar asnjë nga tenderat e pretenduar, vijoj të jem në detyrë sipas ligjit, s’ka ‘grabitje’

nga Editor

Përsa i përket shkarkimit nga kryebashkiaku Leli, Ndërmarrja e Ujësjellësit shton se Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi dhe se vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.

VLORË– Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, Shkëlqim Leskaj ka mohuar të ketë firmosur tenderat për të cilat e akuzon kryetari i Bashkisë, Dritan Leli. Një ditë pasi përfundoi në komisariat bashkë me Lelin, përmes një reagimi zyrtar nga Ndërmarrja e Ujësjellësit, Leskaj sqaron se sipas tij, nuk ka pasur asnjë nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve.

Ndër të tjera, në reagim sqarohet se gjithashtu nuk patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë. Përsa i përket shkarkimit nga kryebashkiaku Leli, Ndërmarrja e Ujësjellësit shton se Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi dhe se vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.

Sqarimi zyrtar:

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, nëprëmjet kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me situatat e pasqyruara nga disa media dhe portale për disa mos marrëveshje të lindura gjatë një mbedhje të organizuar në zyrën e kreut të Shoqërisë,  mes administratorit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zotit Shkëlqim Leskaj dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Zotit Dritan Leli. Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimatrisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë.

Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij, në zbatim  të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”.

Kreu i Shoqërisë, mëngjesin e kësaj të marte, datë 21.09.2021, zhvilloi normalisht mbledhjen e mëngjesit, duke ndarë edhe detyrat përkatëse për të gjithë Sektorët e Ndërmarrjes.

Sqarojmë se:

  1. Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Zoti Leskaj, vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.
  3. Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë.
  4. Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve.

Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për tu dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve. Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit në adresë të Zotit Leskaj, janë spekullime, me qëllim dashakeqës për të prishur imazhin e kreut të kësaj Shoqërie dhe për të përbaltur të gjithë aktivitetin dhe energjitë e harxhuara prej tij gjatë gjithë kësaj detyre që po e vazhdon me përkushtim të plotë.

Dritan Leli dhe Shkëlqim Leskaj përfunduan në komisariat një ditë më parë. Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli e ka shkarkuar drejtorin e ujësjellësit Shkëlqim Leskaj prej pesë ditësh, por ky i fundit refuzon që të lirojë zyrën, pasi e konsideron vendim të paligjshëm. Sipas tij, ndërmarrja është aksionere dhe të drejtën për shkarkimin e tij e ka vetëm bordi ekzekutiv. 

Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit. Ai e akuzon Leskajn gjithashtu se ka firmosur 3 tendera: 400 mijë euro për sahatet e ujit, klorifikimin dhe uniformat për punonjësit e Ujësjellësit. Nga vetë Leli nuk ka asnjë reagim për ngjarjen.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!