Home Aktualitet E zbulon Këlliçi: Një grup deputetësh të PD-së u thirrën në Ambasadën Amerikane, ja për çfarë na pyetën (Përgjigjia e Gjekmarkajt)

E zbulon Këlliçi: Një grup deputetësh të PD-së u thirrën në Ambasadën Amerikane, ja për çfarë na pyetën (Përgjigjia e Gjekmarkajt)

nga Editor

Belind Këlliçi tha se qëllimi i ambasadës ishte të bëntë një “poll-i” lidhur me mendimin e demokratëve për liderin historik të PD-së, Sali Berisha.

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbuluar se një pjesë e deputetëve të PD-së janë thirrur për të diskutuar në Ambasadën Amerikanë. I ftuar në emisionin “Open”, ai tha se qëllimi i ambasadës ishte të bëntë një “poll-i” lidhur me mendimin e demokratëve për liderin historik të PD-së, Sali Berisha.

“Një grup deputetësh të PD janë thirrur në ambasadën amerikane. Nuk mund ta them për çfarë kemi folur pasi është konfidenciale, por jemi pyetur në lidhje me çfarë mendojmë për këtë çështje. Mesa duket, kanë patur qëllim të krijojnë një tip “poll-i” se çfarë mendojnë deputetët për çështjen e Berishës,”- tha Këlliçi.

Ndërkohë që deputetit tjetër, Agron Gjekmarkaj tha se nuk ka qenë kurrë asnjëherë në jetën e tij në asnjë ambasadë. Praninë e një grupi deputetësh të PD në rezidencën e SHBA-ve në Shqipëri, e konfirmoi edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, por ky i fundit nuk dha asnjë detaj. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!