Home Aktualitet Strazimiri: Vendimi i Bashës nul/ Po shkelet statuti i PD, Berisha maja e diamantit antikorrupsion!

Strazimiri: Vendimi i Bashës nul/ Po shkelet statuti i PD, Berisha maja e diamantit antikorrupsion!

nga Editor

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Strazimiri thekson se vendimi i Bashës është nul, duke shtuar se Berisha është maja e diamantit antikorrupsion në vend dhe njeriu më denoncues, si nga socialistët, ashtu edhe nga demokratët.

“Asnjë kryetar nuk e ka pasur këtë kompetencë. Vendimi është nul dhe Berisha është anëtar i Grupit Parlamentar të PD. Të dalësh e të thuash kam “vrarë” një njeri, atë që është më i madhi, është vrasje gjakftohtë, për më tepër kur vetë dëshmon se asnjë akuzë nuk qëndron.

Po shkelet statuti i PD. Nëse Berisha paska qenë i korruptuar, Basha që ka qenë ministër na paska qenë jo i korruptuar. Kjo është e pamundur. Sali Berisha është zëri i qytetarëve, media e tij është më e rëndësishmja në vend. Nuk besoj se ka njeri që beson Bashën”, deklaroi Strazimiri.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!