Home Aktualitet Kaba: ‘Baza e PD antiamerikane?!’/ Kaba: Ose idiot ose imbecil! Si mund ti thuash antiamerikan njerëzve që besojnë tek vlerat e kapitalizmit?

Kaba: ‘Baza e PD antiamerikane?!’/ Kaba: Ose idiot ose imbecil! Si mund ti thuash antiamerikan njerëzve që besojnë tek vlerat e kapitalizmit?

nga Editor

Analisti Dritan Kaba ka reaguar ashpër pas deklaratës së Lulzim Bashës në grupin parlamentar, se baza e PD është antiamerikane, duke theksuar se ai që mendon në këtë formë është ose idiot ose imbecil.

‘Si mund t’i thuash antiamerikan familjeve dhe pasardhësve që ende nuk dinë ku kanë eshtrat e gjyshërve të tyre. Si mund ti thuash antiamerikan njerëzve që besojnë tek vlerat e kapitalizmit. Si mund t’i thuash antiamerikan atyre apo pasuesve të tyre që janë futur në burg për një këngë amerikane me akuza si spine të CIA? Duhet të jesh komunist’, shkruan Kaba në Facebook.

Postimi i plotë i Dritan Kabas:

Baza e PD antiamerikane?!

Eshte ose idiot ose inbecil!

Baza e PD, pronaret e tokave te shprenesuar nga rregjimi komunist, tregetaret qe rregjimi komunist i konfiskoi dyqane, shtepi pasuri. Te burgosurit dhe te internuarit politike, te cilet ne shumicen e tyre u denuan se donin te jetonin ne demokraci. Studentet, te rinjte e te rejat qe rrjedhin nga familjet e mesiperme ose te familjeve te cilat nuk e kane duruar ndonjehere komunizmin.

Keta jane antiamerikanet?!

Baza e PD mund te jete anti demonmarksisteve te rinj qe jane ne Shtepine e Bardhe, por asnjehere ndaj vlerave per te cilat e duam dhe e adhurojme SHBA si demokracia, liria e individit, liria e tregut, qendrimi ndaj prones, votes se lire, drejtesise qe triumfon ndaj pushteteve dhe jep drejtesi te barabarte per te gjithe.

Si mund t’i thuash antiamerikan familjeve dhe pasardhesve qe ende nuk dine ku kane eshtrat e gjysherve te tyre. Si mund ti thuash antiamerikan njerezve qe besojne tek vlerat e kapitalizmit. Si mund t’i thuash antiamerikan atyre apo pasuesve te tyre qe jane futur ne burg per nje kenge amerikane me akuza si spine te CIA? Duhet te jesh komunist.

Baza e PD eshte antikomuniste. nese keta qe jane sot ne pushtet ne SHBA jane kriptokomuniste nuk eshte faji i bazes se PD qe e urren komunizmin dhe Bashes i duken si antiamerikane!

Vuajtjet e mijera familjeve, mijera jete te humbura, qindra mijera endrra rinore te prere ne mes nga diktatura, miliona dite burgu dhe internimi nuk mund te zhbehen dhe baza e PD te kthehet e majte dhe te bjere ne “dashuri” me demonmarksistet e Shtepise se Bardhe.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!