Home Aktualitet Sherri mes Leskajt dhe Lelit/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e Bashkisë Vlorë?

Sherri mes Leskajt dhe Lelit/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e Bashkisë Vlorë?

nga Editor

Një debat mes ish-drejtorit të Ujësjellësit të Vlorës, Shkëlqim Leskaj, dhe kryebashkiakut Dritan Leli, ka precipituar duke bërë që palët të përfundojnë në policinë lokale.

Nga raportimet mësohet se Leli ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës për të sqaruar incidentin, ndërkohë që ka ngritur akuza ndaj Leskajt lidhur me mosdorëzimin e vulës së institucionit, librave të protokollit dhe moslirimin e zyrës.

Sipas raportimeve Leskaj është larguar nga detyra më 6 gusht, por duket se nuk ka pranuar vendimin. Nuk dihet nëse kjo ka qenë një dorëheqje e detyruar apo një vendim shkarkimi, por në mbledhjen e sotme mes drejtuesve të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-kanalizimeve, ai ka debatuar ashpër me kryebashkiakun Leli.

Situata ka precipituar dhe është dashur ndërhyrja e policisë, që ka shoqëruar palët për sqarime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!