Home Aktualitet Kejdi Mehmetaj: Programi i Qeverisë “Rama 3″/ 4 paragrafë, asnjë shifër konkrete, asnjë politikë konkrete!

Kejdi Mehmetaj: Programi i Qeverisë “Rama 3″/ 4 paragrafë, asnjë shifër konkrete, asnjë politikë konkrete!

nga Editor

Ish- deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka ironizuar  qeverinë e re ‘Rama 3’  dhe programin e qsaj përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ duke thënë se: Programi I Qeverisë Rama 3 -> 4 paragrafë, asnjë shifër konkrete, asnjë politikë konkrete.

Rroftë “Agjencia për Media dhe Informim”, vendimi I parë dhe më I rëndësishëm për qeverinë Rama 3!STATUSIJava që lam pas ishte java e qeverisë së re dhe programit të saj qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Përtej një hartimi të gjatë të shkruar me nota të forta lirike dhe një reviste të mbushur me të pavërteta mbi të shkuarën, më poshtë po paraqes pa shumë komente 2 sektorë me rëndësi për vendin në një vështrim krahasues me Kosovën. Mora për shembull këto sektorë, pasi përvec rëndësisë që ata kanë, lajme mbi mënyrën si janë trajtuar të njejtët sektorë nga qeveria e Kosovës kanë mbushur portalet dhe TV tona në javët e fundit.Familja:Programi I Qeverisë Rama 3 -> 4 paragrafë, asnjë shifër konkrete, asnjë politikë konkrete.Kosova -> Sipas masës 3.5 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, lehonat e papuna në 12 muajt e fundit do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 6 muaj, ndërsa ato të punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 Euro për 3 muaj, krahas kompensimit të rregullt të pushimit të lehonisë. Këtë muaj (shtator 2021) fillon edhe shpërndarja e shtesave për fëmijë që do të përfshijnë fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021 me nga 20 euro në muaj. Gradualisht, me fillim nga janari i vitit 2022 do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.E nëse këto shifra I krahasojmë më bonusin për bebe që jep aktualisht qeveria shqiptare, ai bonus për fëmijën e parë barazohet me vetëm dy muaj mbështetje për nënën që do të japë qeveria e Kosovës.Arsimi:Programi I Qeverisë Rama 3 -> 1 faqe, asnjë shifër (kujtojmë se vit pas viti buxheti për arsimin shënon rënie krahasuar me % që zë ne PPB) asnjë politikë serioze zhvillimore.Kosova -> Nga viti akademik 2021/2022 arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë.Duke filluar nga ky vit akademik, pra viti 2021/2022, arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelet bachelor dhe master, ndërsa për studentët e doktoratës do të ketë lehtësi të veçanta.Fakte të shpejta këto, pasi nëse do të krahasojmë realitetet buxhetore, politikat mbështetëse dhe kostot e jetesës për këto sektorë në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit, diferencat janë të jashtëzakonshme. Ndaj edhe dëshira për emigrim dhe largimi I shqiptarëve është më I larti në rajon dhe vazhdon të jetë konkurues me vende të cilat po përballen me luftë.Përfundimi:Kush do punon, gjen buxhet dhe ndërmerr politika të vërteta sociale.Kush nuk do, sajon tendera, koncesione dhe PPP për ti çuar paratë e bxuhetit në xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve.Rroftë “Agjencia për Media dhe Informim”, vendimi I parë dhe më I rëndësishëm për qeverinë Rama 3!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!