Home Aktualitet Përplasja/ Basha i përgjigjet Nokës: Nuk do lejoj të mblidhet Këshilli dhe nuk dotë ketë grupe anti-amerikane në PD

Përplasja/ Basha i përgjigjet Nokës: Nuk do lejoj të mblidhet Këshilli dhe nuk dotë ketë grupe anti-amerikane në PD

nga Editor

Situata në kampin Blu nuk paraqitet aspak e qetë që kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon takimit që zhvilloi ditën e sotme Lulzim Basha në Selinë Blu me grupin parlamentar të PD-së.

Mësohet se Flamur Noka, një nga më të afërmit e Berishës ka debatuar ashpër me Lulzim Bashën, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar në parti dhe duke e akuzuar Bashën se ‘i ka ngulur thikë pas shpine’ Berishës.

Kundërpërgjigja ka qenë akoma më e ashpër teksa Basha i ka thënë Nokës se informacionet që di ai dhe Berisha në lidhje me vendimin e DASH nuk do t’i marrin vesh kurrë të tjerët.

Basha po ashtu ia ka bërë të qartë Nokës se nuk do të lejojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, duke theksuar se nuk do të lejojë asnjë grupim anti-amerikan në PD.

Debati i plotë:

NOKA: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Vetem vendimi i anetaresise e mban PD-ne e bashkuar. Cdo vendim ne kundershtim me vullnetin e shumices e percan partine. Me kete vendim e ke fut PD ne nje rrokullim pa kthim.

Basha: Mos thoni gjysem te verteta. Kurre nuk kam deklaruar se ky ka qene vendimi i jetes sime, por ka qene me i veshtiri. Nuk desha qe kete vendim t’ua lija forumeve te PD-se per te mbajtur te bashkuar partine. Ne PD, nuk do te lejoj dhe nuk do te kete grupime kunder amerikane. Ky eshte vendimi ne interes te demokrateve.

Noka: Pa i dhenë drejtim çeshtjes se Berishes nuk mund te diskutohet asgje per aksionin opozitar.

Basha: Vendimi për Sali Berishen nuk ka me kthim pas. Pastaj ka nje keqlexim qe behet ose interpretohët ne media. Doktori nuk eshte perhashtuar perfundimisht, nuk eshte lincuar. Ndaj tij jane thene fjalet me te mire. Por sic ka deklaruar edhe vete ai do te ndjek procesin gjyqsor. Dhe derisa e verteta te dal ne shesh do te qendroj jashte grupit. Ai nuk eshte perjashtuar as nga strukturat qe te ishte nevoja per mbledhjen organeve te PD.

Noka: Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marre Kuvendi Kombetar.

Basha: Nuk ka per te pasur asnje mbledhje te Kuvendit Kombetar, e asnje mbledhje te ndonje forumi tjeter anti amerikan. Kërkesa per doktorin nuk ka ardhur nga zyrtare te nivelit te trete apo te rangut te ulet. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di une sic i di shume mire edhe doktori dhe qe ju skeni per ti marr veshe kurrë.

Noka: Po e keni marre vendimin pa asnje organ vendimarres. Duhet te ishte thirrur kuvendi.

Basha: Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnje kryesi apo kuvend sepse smund te ket kuvend antiamerikan.ç

Nga ana tjetër mësohet se Lulzim Basha është nisur pas takimit për të takuar kryetarët e degëve në qarkun e Fierit. Keto takime te Bashës me kreret e degëve të Fierit vijnë një ditë para takimit që ka paralajmëruar Berisha në këtë qytete në kuadër të iniciativës për referendum që ka ndërmarrë.

Berisha dhe Basha i prishen marredheniet pas vendimit te ketij te fundit per t’iu bindur ‘amerikaneve’ dhe per te perjashtuar Berishen nga grupi parlamentar. Berisha tashme nuk e njeh Bashen me si kryetar te PD-se dhe ka kerkuar falje per zgjedhjen e tij ne krye te partise. Ai ka premtuar se do te riktheje sovranitetin ne PD permes referendumit.

(E.H/Faxweb.al)

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!