Home Aktualitet Revoltohet keq Manjani: O kriminelë, të organinuar madje, hapni tregun, lejoni farmacitë të shesin ilaçe perëndimore, ilaçe që bëjnë efekt, jo pisllëqe që medemek kushtojnë pak…

Revoltohet keq Manjani: O kriminelë, të organinuar madje, hapni tregun, lejoni farmacitë të shesin ilaçe perëndimore, ilaçe që bëjnë efekt, jo pisllëqe që medemek kushtojnë pak…

nga Editor

Ylli Manjani, është revoltuar keq lidhur me tregun e ilaçeve, ku sipas Manjanit, shiten pisllëqe dhe jo ilaçe perëndimore.

Reagimi:
O kriminelë!
Të organinuar madje!

Hapni tregun! Lejoni farmacitë të shesin ilaçe perëndimore. Ilaçe që bëjnë efekt, jo pisllëqe që medemek kushtojnë pak!!!

Se nuk ka asnjë llogjikë që ilaçi që blihet 15 euro në Europë të kushtojë 3 euro! Qartësisht nuk është i njëjti ilaç!!!

Më tej akoma, ilaçi që qeveria vetë e pranon me çmim reference 20 euro, na u shitka në farmaci me 4 euro!!! Me çfarë vaji e uthulle hahet ky mashtrim!

Sigurisht që ai që shitet në farmaci nuk është ilaç, por VJEDHJE me MASHTRIM! Pasoja është kriminale.
Pa folur këtu për trajtimin çnjerzor kolektiv që stimulohet nga mos menaxhimi i efekteve anësore dhe mos lejimi i formave alternative të marrjes së medikamenteve. (Ilaçet nuk serviren vetëm në tableta sot…)

Doni krim shtetëror, këtu e keni.
Me miliona euro përfitime.

Nuk blejmë dot gjithmonë e çdo gjë jashtë shteti, dreqi e mori.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!