Home Aktualitet Meta takon historianen e njohur: Mbështetje për ata që ruajnë trashëgiminë, sidomos kur virusi i babëzisë po vë në rrezik shumë vlera

Meta takon historianen e njohur: Mbështetje për ata që ruajnë trashëgiminë, sidomos kur virusi i babëzisë po vë në rrezik shumë vlera

nga Editor

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me gazetaren, publicisten dhe historianen Alba Kepi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thekson se historiania Kepi i ka dhuruar studimin e saj etnografik “Dasma tiranase”, që siç shton Presidenti, është një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet.

Mesazhi i Metës:

Një takim miqësor me gazetaren, publicisten dhe historianen, Alba Kepi.
Më dhuroi studimin e saj etnografik “Dasma tiranase”, një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet.
Përpjekjet e tiranasve autoktonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të kësaj treve meritojnë të mbështeten, veçanërisht kur “virusi” i babëzisë ka shkatërruar dhe po vë në rrezik shumë vlera të rralla materiale dhe shpirtërore të Tiranës.🇦🇱

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!