Home Aktualitet Basha mbledh kryesinë e grupit parlamentar të PD-së, ja ora kur do të zhvillohet takimi

Basha mbledh kryesinë e grupit parlamentar të PD-së, ja ora kur do të zhvillohet takimi

nga Editor

Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar bëhet sot në orën 12:30, në selinë blu. Ende nuk është bërë publike tema e diskutimit mes demokratëve.

Pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën, ditët e fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme në Partinë Demokratike e cila është ndarë në dy kampe. Lideri historik i PD-së ka nisur një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë ku kërkon që nëpërmjet referendumit të përcaktohet kryetari i ri i PD-së.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!