Home Aktualitet Tentativë për ekzekutimin e kryeministrit Zaev/ Si u zbulua plani nga Shërbimet Sekrete të Greqisë

Tentativë për ekzekutimin e kryeministrit Zaev/ Si u zbulua plani nga Shërbimet Sekrete të Greqisë

nga Editor

Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë shmangur një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, zbulojnë sot mediat helene. Mësohet se pas firmosjes së Marrëveshjes së Prespës në verën e vitit 2018 ka pasur një tentativë për ekzekutimin e Zaev-it, por Shërbimet Sekrete të Greqisë i kanë shpëtuar jetën kreut të qeverisë.

Dyshohet se përpjekja u financua pjesërisht nga organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës së vendeve të treta, të cilët shkon në Shkup si agjentë tregtarë apo drejtues të mediave.

Shërbimet greke të inteligjencës do të informonin Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaev është i pashmangshëm“. Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzoi Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka njoftuar edhe kryeministrin , Zoran Zaev në detaje.

Po ashtu qeveria Tsipras larjmëroi shërbimet amerikane dhe bashkërendoi punën me këta të fundit. Shërbimet Amerikane konsideronin se “forcat që kanë interes të mos nënshkruajnë Marrëveshjen do të kërkojnë të parandalojnë ndryshimin e Kushtetutës (të Maqedonisë së atëhershme) nga Parlamenti”. Menjëherë pas këtij momenti do të vinte edhe dëbimi i diplomatëve rusë nga Athina.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!