Home Aktualitet Fundi i aspiratave europiane në Ballkan

Fundi i aspiratave europiane në Ballkan

nga Albina Hoxhaj

Nga Fatjona Mejdini

Vendimi per hapjen e bisedimeve per antaresim ne BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, do te shtyhet ne Maj te vitit tjeter, pasi Franca vendosi veton. Ky zhvillim ne vetvete ka nje kuptim te vecante ne nje kohe kur pavarsisht se Komisioni Europian ka konfirmuar dy here rresht se dy vendet i kane plotesuar kriteret teknike vendimi eshte bllokuar mbi arsye politike te vendeve antare. Nje here se perpara ishin zgjedhjet e Parlamentit Europian, pastaj se ne disa vende kishte zgjedhje parlamentare dhe ne fund Macron mendon se BE nuk duhet te zgjerohet me derisa te zgjidhi ‘hallet e saj’.

Kjo praktikisht do te thote perfundimi i aspirates se vendeve te Ballkanit per t’ju bashkuar BE-se ne te pakten 15 vitet e ardhshme, pas kesaj nuk dihet nese BE do te jete me aty ose te pakten ne formen qe e njohim sot.

Kete e kuptojne mire Italia dhe Austria, kryeministrat e cileve te alarmuar po flasin per deshperim ne Ballkan. Kete e kupton europarlamentarja e Slovenise, Fajon kur thote se ‘se nga loja e piset politike e Frances, do ta pesojme te gjithe’, ashtu sic me te drejte ish kryeministri i Suedise, Carl Bildt pyet ‘kush do I mbledhi tani copat qe la pas Franca, Hollanda dhe Danimarka ne Balkan’?!

Eshte realisht e nevojshme qe ne keto kushte, politika shqiptare te behet bashke dhe te mendoj per planin B, per nje politike te re te jashtme te Shqiperise dhe nevojen per aleanca te reja.

Lajme te ngjashme