Home Aktualitet Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin! Nga sot çdo mjet me targa serbe ndalohet të hyjë në territorin e saj

Qeveria e Kosovës vendos reciprocitetin! Nga sot çdo mjet me targa serbe ndalohet të hyjë në territorin e saj

nga Editor

Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme.

KOSOVË- Ditën e sotme qeveria e Kosovës ka vendosur dhe nënshkruar reciprocitetin ndaj Serbisë përsa u takon targave të automjeteve.

Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës. Targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për vendosjen e tyre do të ketë një pagesë prej 5 eurosh.

Përmbajtja e dokumentit të nënshkruar nga ministri Sveçla:

Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit.

Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë.

Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro.

Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.

Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

vendimi

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!