Home Aktualitet 5 ditë kërkime në Bulqizë, gjendet trupi i minatorit Muharrem Plaku…

5 ditë kërkime në Bulqizë, gjendet trupi i minatorit Muharrem Plaku…

nga Editor

Pas 5 ditësh kërkime, është gjetur i pajetë trupi i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në një prej galerive të Bulqizës 5 ditë më parë.

Trupi i 60-vjeçarit, pas nxjerrjes nga nëntoka është dërguar drejt morgut të qytetit.

Ai mbeti i bllokuar në një nga minierat në Zonën e Parë rreth orës 09:00 të së mërkurës. Masivi i kromit që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.

U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, që larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta, derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Plakut.

Galeria në të cilën ndodhi shembja, është në pronësi të subjektit minerar KADURTEX sh.p.k.. Kapllan Durici rezulton të jetë administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij, Myfit dhe Ilber Duriçi

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!