Home Aktualitet Vëllai i Sokol Olldashit i shkruan deputetit Saimir Korreshi që shkundi Parlamentin: Është për të vënë kujën, politikanët qeshnin me hallet e popullit, por ty të…

Vëllai i Sokol Olldashit i shkruan deputetit Saimir Korreshi që shkundi Parlamentin: Është për të vënë kujën, politikanët qeshnin me hallet e popullit, por ty të…

nga Editor

Ardian Olldashi, vëllai i deputetit të ndjerë Sokol Olladashi, i shkruan një mesazh Saimir Korreshit. Ky i fundit është deputeti lushnjar që në seancën e parë, “shkundi” Parlamentin duke treguar hallet, me të cilat përballet komuniteti ku ai jeton. Teksa Korreshi fliste, deputetët të majtë dhe të djathtë qeshnin madje dhe vetë Lulzim Basha qeshte. Për këtë shkruan Ardian Olldashi. Ai thotë se është për të vënë kujën me këtë klasë politike që ka Shqipëria, e cila qesh me hallet e popullit.

Shkruan Ardian Olldashi:

Mesazh Saimir Korreshit. Saimir mirmengjes!

Degjova me shume vemendje diskutimin tuaj mbi hallet dhe problemet e popullit fisnik dhe puntor te Lushnjes. Ai popull qe ne dekada ushqeu e i mbushi zorren atyre qe koka dhe zemra fatkeqesisht gjithmone bosh i ngeli. Atij populli i duhen puthur duart e jo te qeshesh. Eshte per te qare per ato halle, por eshte per te vene kujen per ate klase politike qe kemi. A e dine ata qe qeshin qe nuk do gjykohen per cfare kane bere por per cfare duhet te kishin bere dhe nuk e bene per popullin.

Ty te lumte!

Me respekt

Ardian Olldashi

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!