Home Aktualitet Nesër shkojnë në KLSH! “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” : Do kërkojmë lëshimin e sekuestrove preventive

Nesër shkojnë në KLSH! “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” : Do kërkojmë lëshimin e sekuestrove preventive

nga Editor

Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar aksionin e radhës! Në një komunikim me mediat, AMT ka bërë me dije se nesër në orën 11:00, do të shkojnë pranë zyrave të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku do të kërkojnë procedimin në Strukturën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit të urdhërave për ‘sekustro preventive’.

Do donim t’ju njoftonim se neser date 20.09.2021 ora 11.00, Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit do ta zhvilloje aksionin e rradhes ne  KLSH, ku do ti kerkoje kesaj te fundit te procedoje prane SPAK me kerkesa per leshimin e urdherave te sekuestrove preventive mbi truallin e Teatrit, projektin korruptiv te Biarke Ingels, shoqerine “Tirana DC”  dj.a dhe fondin e ndertimit te Teatrit te Ri,”-thuhet në njoftimin e bërë.

Por çfarë ka ndodhur me Teatrin deri më tani?

Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!