Home Aktualitet “Kur shkrimtaret mendojne si burokratët e Ministrisë së Mbrojtjes”/ Andi Bejtja: Nëse doni të dini a fitohet me SHBA kundër, pini një kafe me Kurtin dhe Fatos Nanon. Amerika gabon…

“Kur shkrimtaret mendojne si burokratët e Ministrisë së Mbrojtjes”/ Andi Bejtja: Nëse doni të dini a fitohet me SHBA kundër, pini një kafe me Kurtin dhe Fatos Nanon. Amerika gabon…

nga Editor

Andi Bejtja shkruan se historia ka treguar se edhe SHBA-të gabojnë. Për të mbështetur argumentat e tij, gazetari përmend rastin e ish-kryeministrit Fatos Nano dhe atë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilët shkruan se edhe pse dolën “kundër” Amerikës, sërish ia dolën që të vijnë në pushtet, duke menaxhuar edhe kriza. 

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja, nëpërmjet një shkrimi, ka shënjestruar të gjithë ata që i cilëson si intelektualë, të cilët kanë ngritur një pyetje: A fitohet me Amerikën kundër? Duke iu referuar rastit më të fundit, ku kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u shpall “non grata” nga Amerika, Bejtja shkruan se historia ka treguar se edhe SHBA-të gabojnë. Për të mbështetur argumentat e tij, gazetari përmend rastin e ish-kryeministrit Fatos Nano dhe atë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilët shkruan se edhe pse dolën “kundër” Amerikës, sërish ia dolën që të vijnë në pushtet, duke menaxhuar edhe kriza. 

“E risolla ne vemendje kete detaj, jo thjesht per t’i kujtuar se Amerika jo vetem gabon, sic e ka treguar historia madje shpeshhere fatalisht dhe rende, por edhe per nje aresye tjeter madhore demokratike: nuk eshte roli, sidomos i te ashtequajturve shkrimtare e intelektuale ne demokraci; te shkojne qorrazi pas nderhyrjeve te tilla arbitrare ne dem te demokracise e sovranitetit te nje vendi, te nje partie te nje komuniteti….Ndaj, eshte e trishte per nje vend kur te ashtequajturit intelektuale apo shkrimtare, apo dhe publiciste mendojne aq ngushte si te jene zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes qe sapo kane nenshkruar nje mareveshje per nje baze ushtarake sekrete me Ameriken. Detyra e shkrimtareve, intelektualeve, publicisteve, shoqerise civile eshte te luftoje per ta shtyre Ameriken te ulet ne karrigen e humbur te Arbitrit te Demokracise dhe jo te bashkohen me te ne rrugen e arbitraritetit, qofte kjo Amerika Zyrtare apo qofte kjo Amerika e lobimeve…,”-shkruan ai në Facebook.

POSTIMI I PLOTË: 

A fitohet me Ameriken kunder?Kjo eshte nje pyetje qe po shtrohet rendom se fundmi, (nga disa qellimisht e nga disa dhe naivisht )sidomos tani kur ish lideri historik i opozites ka rinisur nje levizje ne Partine Demokratike, ku per fat te mire edhe pse vone per mendimin tim, beteja e tij per te vene ne vend dinjitetin e neperkembur nga nje ” Non Grata” pa prova dhe pa shpjegime eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me nevojen e demokratizmit te Partise me te madhe ne opozite. Thjesht per kujtese, jo me larg se dy tre vite me pare, ishte i njejti vend qe mbante po emrin Amerike qe e pranoi oferten per ndarjen e Kosoves, oferte qe i ngriti qimet ne koke cdo intelektuali e shkrimtari europian. Nuk e mbaj mend cfare qendrimi kane mbajtur keta intelektuale e shkrimtare shqiptare, ate bote , po kam pershtypjen se neqoftese nga turpi nuk jane shprehur per kete nisme, po prape per turpin e tyre kane heshtur…E risolla ne vemendje kete detaj, jo thjesht per t’i kujtuar se Amerika jo vetem gabon, sic e ka treguar historia madje shpeshhere fatalisht dhe rende, por edhe per nje aresye tjeter madhore demokratike: nuk eshte roli, sidomos i te ashtequajturve shkrimtare e intelektuale ne demokraci; te shkojne qorrazi pas nderhyrjeve te tilla arbitrare ne dem te demokracise e sovranitetit te nje vendi, te nje partie te nje komuniteti….Ndaj, eshte e trishte per nje vend kur te ashtequajturit intelektuale apo shkrimtare, apo dhe publiciste mendojne aq ngushte si te jene zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes qe sapo kane nenshkruar nje mareveshje per nje baze ushtarake sekrete me Ameriken. Detyra e shkrimtareve, intelektualeve, publicisteve, shoqerise civile eshte te luftoje per ta shtyre Ameriken te ulet ne karrigen e humbur te Arbitrit te Demokracise dhe jo te bashkohen me te ne rrugen e arbitraritetit, qofte kjo Amerika Zyrtare apo qofte kjo Amerika e lobimeve….Ndersa neqoftese doni nje pergjigje te shpejte a fitohet me Ameriken kundra, pini nje kafe me Albin Kurtin apo dhe me Fatos Nanon kur e mundi Pandeli Majkon ne Kongresin e Partise Socialiste, jo thjesht si Kryeminister, po si Kryeminister qe vinte me dekorata nga Shtepia Bardhe, si njeriu qe duke I hapur deren 700 mije kosovareve gjate spastrimit etnik te Milloshevicit i shpetoi fytyren jo vetem Uashingtonit, por edhe Europes qe u gjend fare e papergatitur…

Ndërkohë që DASH vendosi shpalljen “non grata” të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Basha vendosi që ta largonte nga grupi parlamentar. Po ashtu në një deklaratë për mediat ai shtoi se aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-të ishin të pacënueshme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!