Home Aktualitet Nishani: Skandal, Rama me makinë luksoze 500 mijë euro, PD pse hesht, ka frikë?

Nishani: Skandal, Rama me makinë luksoze 500 mijë euro, PD pse hesht, ka frikë?

nga Editor

Si një tjetër skandal e ka cilësuar ish-presidenti Bujar Nishani çështjen e makinës me qira të kryeministrit Rama.

Ai shkruan në Facebook se ajo është një makinë ultra luksoze që kushton rreth 500 mijë euro, ndërsa qeveria justifikohet duke thënë se e ka marrë PS-ja me qira.

Ai shton se selia e Partisë Demokratike pse hesht për këtë rast dhe kryeministri i vendit nuk mundet të marrë e as të përdorë makina nga Partia Socialiste

Nishani: Një skandal tjetër i qeverisë së skandaleve. Baza e skandalit hajnia dhe mashtrimi! Një gazetare e pakapur, denoncoi Edi Ramën se përdorte prej muajsh një makinë ultra luksoze që sipas medias kushtonte 500 mijë euro (gjysëm milioni pra). Vetëm pas denoncimit të medias, qeveria tentoi të justifikohet se makinën e ka marrë Partia Socialiste me qera!!!! Ky është një skandal (i rradhës kuptohet) që ngado ta kapësh të bën pis ! Por selia e Partisë Demokratike pse hesht ! Ka frikë ? Nuk e quan të rëndësishme ? Nuk ka dëgjuar e parë gjë ? Apo ? ……..

Gjithsesi opozitarizmi, denoncimi i aferave qeveritare, përballja me të keqen nuk është më as monopol e as peng i Kryetarit Peng në selinë e PD. Kryeministri i vendit nuk mundet të marrë e as të përdorë makina nga Partia Socialiste ! Në zyrën e qeverisë e në aktivitetin qeveritar Edi Rama është Kryeministri edhe i shqiptarëve kundërshtarë politik të Partisë Socialiste. Në punët si kryetar i saj, ai mund të përdorë çdo gjë të PS. Zyra, makina, njerëz, të partisë. Jo në Qeveri e jo në qeverisje !

Meqenëse PS e mori përsipër ta mbulojë skandalin e Edi Ramës, duhej që tu tregonte shqiptarëve se sa kushton qeraja e paguar, të bënte publike kontratën e nënshkruar, të nxirrte transaksionin e thesarit të shtetit për pagesën e realizuar, të sqaronte burimin e parave që partia ka shfrytëzuar, etj.,,,etj.,,, Por natyrisht që këto nuk i bën dot, pasi thjesht mashtrojnë, gënjejnë, manipuloinë ! Imagjinoni një Kryeministër i zhytur në skandale, një parti në pushtet që fsheh skandalin me mashtrim dhe një opozitë zyrtare që hesht kokulur ! Çfarë duhet bërë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!