Home Aktualitet Gjëma e vetvrasjes së opozitës

Gjëma e vetvrasjes së opozitës

nga Editor

NGA KLODIAN TOMORRI

Nie nga tezat me idiote qe po hidhet se fundmi, kryesisht nga gazetaret afer qeverise dhe ata afer Bashes eshte kjo: Me vendimin per Berishen, Lulzim Basha i ka hapur rrugen vetes per t’u bere kryeminister se rregulloi marredheniet me SHBA-te.

Ne kushte normale, ky quhet prostitucion intelektual. Por kjo eshte aq e trashe si teze, sa qe quhet perpjekje per te bere prostitucion intelektual.

Se si vjen Basha dhe PD ne pushtet tani e dine vetem keta. Sot nje pjese e mire e votuesve te PD-se urrejne me shume Bashen se sa Ramen. Sikur 2 per qind e tyre, te mos dalin ne votime, shanset e PD per te ardhur ne pushtet jane zero. Ne fakt, edhe nese partia do ishte e gjitha e mobilizuar, prape shanset afer zeros jane.

Atehere si do behet Basha kryeminister? Do nxjerre Joe Bideni dekret pas zgjedhjeve qe SHBA nuk njohin me qeverine e Edi Rames, por njohin Lulzim Bashen si kryeminister te Shqiperise? Si? Por nuk mbaron ketu.

Nuk eshte vetem ceshtja qe PD nuk vjen dot me ne pushtet dhe qeveria e socialisteve do behet edhe me arrogante ne mandatin Tepsia 3, Tepsia 4, Tepsia 5 e keshtu me radhe. E keqja tjeter po kaq e madhe eshte se Shqiperia sot eshte nje nga vendet e vetme ne bote pa opozite.

Deputet e PD-se tani kane frike te flasin ose te mbajne nje qendrim publik se fyhen masivisht nga votuesit e tyre. Rast unik qe nuk ka bere vaki kurre ne bote. Si do bejne opoziten e qeverise keta?

Ende pa filluar mandatin e ri, qeveria i sistemoi 300 milione euro brenda dy javesh me tendera te dyshimte. Pati ndonje ze opozitarizmi per kete? Jo. Sepse opozita po gerryen veten me sherret e brendshme. Basha tani eshte fiks gjenerali i “Ushtrise se Vdekur”

Cdo dite qe kalon keshtu, PD vritet edhe me shume. Shqiperia demtohet edhe me keq. Ka vetem nje zgjidhje, qe PD te shpetoje nga asgjesimi. Basha te lere Partine dhe Berisha te ndale kryqezaten. Pastaj do te duhej te gjendej nje figure perbashkuese per te marre drejtimin e opozites. Dy skenaret e tjere, ai qe Basha te rrije ne krye te PD ose Berisha te marre serish PD-ne jane makth, jo vetem per fatet e opozites, por per fatet e Shqiperise.

Jemi pa opozite sot. Dhe kjo eshte gjema me e madhe, qe mund ta gjeje nje vend. Komunizmi nuk kishte gje me shume se kaq. Eliminimin e opozites kishte. Vetem se menyra e eliminimit ndryshonte. Enver Hoxha e ekzekutoi fizikisht opoziten, Rame e shtyu drejt vetevrasjes politike.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!