Home Aktualitet Minatori i bllokuar prej pesë ditësh! ‘Zgjohet’ kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla nis lutjet në rrjetet sociale: Uroj që Muharrem Plaku të nxirret shëndoshë e mirë

Minatori i bllokuar prej pesë ditësh! ‘Zgjohet’ kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla nis lutjet në rrjetet sociale: Uroj që Muharrem Plaku të nxirret shëndoshë e mirë

nga Editor

Alla ka ‘nisur lutjet’ për Plakun, dhe shkruan se shpreson që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek minatori.

BULQIZË– Lefter Alla, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, është ‘zgjuar’ pesë ditë pasi minatori Muharrem Plaku u bllokua dhe ende ndodhet në terrin e lagështirën e minierave të kësaj zone.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Alla ka ‘nisur lutjet’ për Plakun, dhe shkruan se shpreson që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek minatori e ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë.  

“I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku. Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e çdo banori, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër. Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm,”- shkruan Allan ë postimin e tij.

Muharrem Plaku ndodhet brenda galerisë së minierës në Bulqizë që nga mesditë e 15 shtatorit. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën prej ditësh, por publikisht kanë deklaruar se terreni është mjaft i vëzhtirë dhe se vijojnë të bien minerale. Ata kanë shtuar se po vijojnë të punojën me ritme të ngadalta në mënyrë që të mos rrezikojnë shembje të tjera më të mëdha që do të shuanin shpresat për nxjerrjen gjallë të minatorit. Familja e Plakut pret në ankth prej ditësh dhe pse gjasat që të takohen me 60-vjeçarin janë të pakta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!