Home Aktualitet Mandati i ri, avaz i vjetër. Rama pas platformës 2017-2021, sjell ligjin e bashkëqeverisjes për 2021-2025

Mandati i ri, avaz i vjetër. Rama pas platformës 2017-2021, sjell ligjin e bashkëqeverisjes për 2021-2025

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar bërjen e një ligji që ai e quajti si të bashkëqeverisjes me qytetarët.Ai tha në mbledhjen e parë të qeverisë se ky ligj do të informojë dhe do tu përgjigjet qytetarëve, duke u zgjidhur hallet dhe duke ndarë ide.

Rama: Ligji i bashkëqeverisjes parashikon masa dhe sanksione për zyrtarët që nuk u kthejnë përgjigje në kohë qytetarëve. Ligji duhet të zbatuar, nga unë i pari dhe të gjithë, të mos bëhemi qepaze për mos zbatim ligji, ju duhet të jetë shëmbëlltyra e zbatimit të ligjit. Struktura e re që do të funksionojë do të angazhohet që të informojë qytetarët, sapo bashkëqeverisja të kthehet në një ligj në Kuvend.

Ligji për bashkëqeverisjen me qytetarët parashikon që përmes gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore përmes platformës “Me ty për Shqipërinë që duam”.

Kjo agjenci për bashkëqeverisje do të jetë e emëruar nga kryeminsiteitbt dhe anëtarët e drejtori i saj do të emërohen po nga  kryeministri.

Po ashtu, një komunitet, grup interesi, shkollë apo universitet, i përbërë nga së paku 50 persona, kërkon një interpelancë me Kryeministrin, zëvendëskryeministrin ose çdo ministër, për të marrë shpjegime lidhur me veprimtarinë e  tyre ose për ankesat e bëra.

Ankesat dhe çështjet nëse nuk mund të shqyrtohet brenda afatit 20 ditë pune, personat përgjegjës për shqyrtimin e rasteve antikorrupsion pranë Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit informojnë Agjencinë për kohën e nevojshme dhe kërkojnë shtyrjen e afatit me jo më shumë se 20 ditë të tjera pune.

Kjo shtyrje nuk mund të ndodhë më shumë se sa 2 herë, pra në një afat 40 ditë nga ana e Agjencisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!