Home Aktualitet Tjetër dështim për drejtësinë në Shqipëri, Fëllënxa Rrasa ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, jetoi me të derisa e vrau

Tjetër dështim për drejtësinë në Shqipëri, Fëllënxa Rrasa ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, jetoi me të derisa e vrau

nga Editor

Dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin.

DIVJAKË– Një tjetër grua, Fëllënxa Rrasa pati fatin e keq t’i merrej jeta nga duart e një bashkëshorti dhunues, ndërkohë që ishte e pajisur me një urdhër mbrojtjeje. Mësohet se 45-vjeçarja ishte dhunuar dhe më herët nga Hekuran Rrasa, me të cilin ishte martuar dhe kishte dhe një djalë, Leonardin.

Konkretisht, dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin.

Fqinjët dhe të afërmit e çiftit treguan se Hekuran Rrasa nuk ushtronte dhunë mbi të shoqen, por krismat e sotme erdhën pas një sherri për shkaqe ekonomie. Ata u shprehën për mediat se kohët e fundit dyshja debatonin shpesh, duke sjellë dhe krimin fatal të kësaj nate, Hekuran Rrasa ekzekutoi të shoqen dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje.

Siç duket, ky është një tjetër rast kur urdhëri i mbrojtjes sherben vetëm si një letër formale, pasi viktima e dhunuesi, vijojnë bashkëjetesën. Rasti më i fundit që mund të përmendim është edhe ai i Sabrina Bengajt.

Pasi e kishte dhunuar Elton Metaj, 23-vjeçarja ishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje, por as kjo nuk e ndali ish-bashkëshortin e saj që ta vriste me bukë në gojë. Edhe pse Metaj mori ‘peng’ familjen e Bengajt, autoritetet ishin në gjumë deri në momentin që 31-vjeçari u shfaq në derën e shtëpisë s ëish-gruas dhe e vrau atë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!