Home Aktualitet Aksidenti në Burrel, të plagosur kanë mbetur gjashtë persona, policia: Janë dërguar në Tiranë për ndihmë mjekësore

Aksidenti në Burrel, të plagosur kanë mbetur gjashtë persona, policia: Janë dërguar në Tiranë për ndihmë mjekësore

nga Editor

Sipas njoftimit të plagosur kanë mbetur gjashtë persona, anëtarë të një familjeje, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjesore.

BURREL– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Baz të Burrelit, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash. Sipas njoftimit të plagosur kanë mbetur gjashtë persona, anëtarë të një familjeje, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjesore.

Njoftimi: Mat/informacion paraprak. Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ngjarja ndodhi këtë mëngjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin në fjalë është bërë lagështira në rrugë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!