Home Aktualitet Aksident në Fier-Levan, “Land-Rover”-i del nga rruga, plagosen dy pasagjerët

Aksident në Fier-Levan, “Land-Rover”-i del nga rruga, plagosen dy pasagjerët

nga Editor

Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

FIER– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Sipas njoftimit zyrtar, rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A. ka dalë nga rruga dhe për pasojë dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i plotë:  

Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A. Si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!