Home Aktualitet Rrjetet sociale dhe Face Book do të triumfojnë mbi çdo Axhenci Informacioni të ngritur nga Rama & Co.

Rrjetet sociale dhe Face Book do të triumfojnë mbi çdo Axhenci Informacioni të ngritur nga Rama & Co.

nga Editor

NGA YLLI DYLGJERI

Lajmi per ngritjen e nje Axhencie Shtypi që doli sot pas mbledhjes se pare te Qeverise feministe nuk habiti njeri.U krijua prap institucioni i AGJITPROPIT!
Per gjithkend qe u njoh me kete lajm u duk se pas kesaj, vendi
do te çlirohet nga çensura e informacionit, lajmi do përmbyte institucionet dhe transaparenca do te tregoje pas kesaj edhe te linjtat e pushtetit!
Po e them qysh ne krye: Axhencia e Shtypit do te jete nje farse tjeter burokratike e propagandes per te mbuluar dhe manipuluar te verteten.
Ne nje vend pa rregulla, pa kode, ku publiku trajtohet si milet, me hieraki piramidale ku dikton i Pari i vendit, ku çdoj lajm publikohet dhe korrektohet prej Tij, Axhencia e Shtypit do mbeten nje mekanizem burokratik i ndryshkur ku do te gëloj thashethemi e sherrnaja. Historiku i ketyre axhencive eshte i njohur ne vite. Here Ministri Informacioni, here Departament Informacioni, here Drejtori Informacioni, dhe se fundi Axhenci Shtypi nuk jane gje tjeter vetem hallka te nje pushteti te burokratizuar e te kapur politikish pa politika civile informimi.
Ndaj, vetem liria e fjales dhe e shtypit eshte dhe mbetet serisht mekanizmi me i arte qe do te informoje publikun. Permasat e rrjeteve sociale, Face Book, Instagram etj, nuk ka VKM qe mund ti pengoje, disiplinoje apo ti ndrydhe.
Ndaj, “Axhencia e Re” e shtypit e krijuar se fundi nga Qeveria mbetet serisht nje mekanizem me fytyre te vjeter, per te abuzuar me parate publike e manipuluar lajmin dhe lirine e fjales.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!