Home Aktualitet Burri vret gruan me armën e gjahut, më pas vret edhe veten (EMRAT)

Burri vret gruan me armën e gjahut, më pas vret edhe veten (EMRAT)

nga Editor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme nëfshatin Babunjë të Divjakës, ku një burrë ka vrarë me armën e gjahut bashkëshorten dhe më pas veten.

Mësohet se dy viktimat janë Hekuran Rrasa dhe Fëllënxa Rrasa, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

“Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!