Home Aktualitet Prishet pazari Fusha – Veliaj?! Pasi e ngopi me dhjetëra miliona euro, Lali Eri i heq pastrimin e zonës IV me vlerë 9 mln euro

Prishet pazari Fusha – Veliaj?! Pasi e ngopi me dhjetëra miliona euro, Lali Eri i heq pastrimin e zonës IV me vlerë 9 mln euro

nga Editor

Nga BoldNews.al

Binomi Veliaj – Fusha ka qenë në qendër të akuzave, pasi me procedura të dyshimta firma fitoi dhjetëra procedura tenderuese me vlerë dhjetëra milionë euro. Tendera në fushën e ndërtimit, rikonstruksionit e madje edhe të pastrimit të Tiranës.

Por, me një vendim të dyshimte, Lali Eri deklaroi ditën e djeshme në foltoren e Këshillit Bashkiak të Tiranës se “po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi”. Më tej, pohoi se zona ka qenë tejet problematike. “Kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund”, tha Veliaj.

aksimile: Në foltoren e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se do t’i heqë licencën firmës që pastron zonën IV

Por, kush e ka fituar këtë tender? BoldNews.al hulumtoi dokumente nga Agjencia e Prokurimit Publik, ku mësoi se operatori fitues është kompania “Fusha”, një firmë shumë afër Veliajt, e përfolur edhe për ndërtime në truallin e ish-Teatrit Kombëtar. Sipas dokumenteve, në muajin shkurt 2021, Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e tenderit 3-vjeçar të pastrimit të zonës IV. Fondi për këtë tender (LOT) ka qenë 906,755,115 lekë, ose më TVSH rreth 9 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, pasi ka qenë LOTI me vlerën më të lartë të pastrimit në të gjithë Tiranën.

Faksimile: Njoftimi i fituesit i lotit IV, i shpallur në muajin Shkurt 2021 nga Bashkia e Tiranës, që nxirrte fitues kompaninë Fusha

BoldNews.al ka investiguar edhe më herët tenderat e pastrimit të Tiranës, ku ajo që binte në sy ishte se procedurat bëheshin fiktive. Disa kompani ofronin 0 lekë, ndërkohë që në procedurat e lotëve të tjera shpalleshin fituese. E njëjta skemë si tenderat e Unazës së Madhe.

Sipas dokumentit të mësipërm, kohëzgjatja e kontratës ka qenë me afat 3-vjeçar dhe firmat duhet të rinovonin kontratat çdo 1 vit. Tenderi është zhvilluar në 25 janar 2021, ndërkohë që morën pjesë “Kevin Construksion” me 0 lekë, “Pastrime Silvio” me 0 lekë, “Fusha” me ofertë 861,648,872 lekë. Ndërkohë, “Korsel” ofroi 891,799,337 lekë.

Oferta e kompanisë “Fusha” u shpall fituese në muajin shkurt, ndërkohë që në fund të 2020-ës kishte fituar tenderin emergjent për të njëjtën zonë. Sipas dokumenteve, deri më tani kanë kaluar veçse 6 muaj nga lidhja e kontratës, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për hapat e mëtejshëm.

A do ta ankimojë Fusha këtë vendimmarrje të Lali Erit? A mos janë prishur “pazaret” mes tyre? Apo mbas kompanisë tashmë nuk ka mburojë në sistemin e drejtësisë! Por, ajo që është me interesante është nëse Veliaj do e kallëzojë apo jo në prokurori këtë kompani. Duket se “loja” sapo ka filluar, pasi me këtë vendimmarrje Veliaj po tenton të pastrojë emrin e tij që lidhet fortë me atë të Fushës. A është vonë? Këtë përgjigje duhet ta japë SPAK-u, për truallin e Teatrit, për ndërtimet dhe për pastrimin.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!