Home Aktualitet Prurja e re e kryeministrit Rama, gazetarja Esiona Konomi: Kush është zonja Hoxhallari dhe ç’lidhje ka me këtë mjet? Na tregoni çfarë elementësh sigurie ka makina dhe pse u desh ky investim…

Prurja e re e kryeministrit Rama, gazetarja Esiona Konomi: Kush është zonja Hoxhallari dhe ç’lidhje ka me këtë mjet? Na tregoni çfarë elementësh sigurie ka makina dhe pse u desh ky investim…

nga Editor

Në fund, gazetarja shton se të njëjtat pyetje ia ka drejtuar zyrtarisht edhe qeverisë.

TIRANË– Gazetarja Esiona Konomi ka shtruar disa pyetje në lidhje makinën e re që ka nisur të përdorë kryeministri Edi Rama. Në një status në Facebook, Konomi kërkon të dijë se kush është zonja E.Hohallari dhe ç’lidhje ka më këtë makinë, a është blerë mjeti me fondet e buxhetit të shtetit, pse u desh ky investim i ri tani dhe çfarë elementësh siguri ka. Në fund, gazetarja shton se të njëjtat pyetje ia ka drejtuar zyrtarisht edhe qeverisë.

Statusi i plotë:

Meqë jemi në ditën e qeverisë modeste dhe me etikë të lartë, a mund të përgjigjet kryeministri:

-A është blerë makina që ai po përdor së fundmi me fonde nga buxheti i shtetit?

-Kush është zonja E. Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim kreut të qeverisë?

Nëse nuk ka lidhje me këtë zonjë, a mund të shpjegojë z. Rama se e kujt është makina e sa kushton ajo?

-Pse ju desh kryeministrit një makinëne re? Çfarë elementësh sigurie ka ky automjet?

(Pyetjet ia kam drejtuar prej ditësh edhe zyrtarisht qeverisë).

Makina në fjalë, GMC (General Motor Company) është i një kompanie amerikane që merret me prodhimin e mjeteve të rënda, kryesisht ushtarake.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!