Home Aktualitet Etika e kabinetit ‘Rama 3’, gazetarja Ambrozia Meta: Vazhdoni të bëni jetën e familjes Kardashian dhe mos na rokanisni kokën me përulësinë dhe thjeshtësinë që nuk e keni patur kurrë

Etika e kabinetit ‘Rama 3’, gazetarja Ambrozia Meta: Vazhdoni të bëni jetën e familjes Kardashian dhe mos na rokanisni kokën me përulësinë dhe thjeshtësinë që nuk e keni patur kurrë

nga Editor

Në fund, Meta shton se Kabineti Rama 3 duhet të vazhdojë të bëjë jetën e familjes Kardashian dhe mos të na rokanisë kokën me përulësinë dhe thjeshtësinë që nuk e kanë patur kurrë.

TIRANË– Gazetarja Ambrozia Meta shkruan se kryeministri Edi Rama mund t’ua kursente shqiptarëve fjalimin për etikën e ministrave të qeverisë, pasi të gjithë e mbajnë mend atë që paguante 700 euro për të fjetur një natë në hotel, teferuar Etilda Gjonajt. Duke marrë shkas nga fjalimi i mbajtur sot i kryeministrit Rama, gazetarja shkruan se ai është një hedonist (një njeri që është gjithmonë në ndjekje të gjërave që i japin kënaqësi) dhe se nuk bën një jetë modeste, ashtu sic edhe pretendon. Meta përmend këtu faktin se kur Rama zbret në mëngjes për në punë, rrugët që lidhin Surrelin me qendrën, bllokohen sa kalon GMC e zezë, kur ka ndonjë shqetësim nuk shkon në spitalin publik por në atë privat dhe lëviz me helikopter kurdo që niset për pushime. Në fund, Meta shton se Kabineti Rama 3 duhet të vazhdojë të bëjë jetën e familjes Kardashian dhe mos të na rokanisë kokën me përulësinë dhe thjeshtësinë që nuk e kanë patur kurrë.

Statusi i plotë:

Të gjithë ata që e njohin Kryeministrin e dinë që është një hedonist. Për të, qëllimi i gjithë aktiviteteve është kënaqësia. Edi Rama nuk bën një jetë modeste, as nuk është një Kryeministër modest. Kur zbret në mëngjes për në punë, rrugët që lidhin Surrelin me qëndrën, bllokohen sa kalon GMC e zezë. Kur ka ndonjë shqetësim shëndetësor nuk shkon në QSUT por në spitale private. Kur shkon për pushime në Dhërmi, lëviz me helikopter. Kur shkon të vizitojë banorët e prekur nga tërmeti, shoqërohet me 30 bodigardë, si Rihanna. Kryeministri i Shqipërisë, vesh koleksionin e fundit të Yamamoto dhe atlete të personalizuara. Por ai është vetvetja dhe shqiptarët e votojnë, që të vazhdojë këtë stil jetese. Prandaj mund të na i kursente, fjalimin bajat të etikës për ministrat. Sepse shqiptarët e mbajnë mend ministren që paguante 700 euro për një natë në hotel. Shqiptarët e dinë që ministrat mund t’i bëjnë pushime në Borsh por jetojnë në vila. E dinë që fëmijët e ministrave, kanë studiuar në Universitetet më të shtrenjta të botës dhe jo në shkollat që ndërton Edi Rama. Kabineti Rama 3 duhet të vazhdojë të bëjë jetën e familjes Kardashian dhe mos të na rokanisë kokën me përulësinë dhe thjeshtësinë që nuk e kanë patur kurrë.

Sot u betua qeveria e re në presidencë. Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e tij shkuan paraditen e sotme tek presidenti Ilir Metea ku morën zyrtarisht detyrën. Pas betimit, kabineti qeveritar Rama 3 u mblodh për herë të parë, ku kryeministri dha edhe porositë e fundit. Rama tha se nuk ka më udhëtime ‘bussines class’ për ministrat, bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën VIP të Aeroportit. E njëjta gjë sipas Ramës, vlen edhe me veturat.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!