Home Aktualitet Minatori i bllokuar prej 72 orësh, drejtori i AKSEM: Është front i vështirë, 450 metra nën sipërfaqe, herë pas here ka rrëshkitje të minerareve të tjera

Minatori i bllokuar prej 72 orësh, drejtori i AKSEM: Është front i vështirë, 450 metra nën sipërfaqe, herë pas here ka rrëshkitje të minerareve të tjera

nga Editor

Rrapush Tola, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera shprehet se vijon puna për gjetjen e tij, por zona e shembjes është një zonë e vjetër e cila rrezikon të shembet.

BULQIZË– Më shumë se 72-orësh minatori Muharrem Plaku ka mbetur në galeritë e një miniere në Bulqizë dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij. Rrapush Tola, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera shprehet se vijon puna për gjetjen e tij, por zona e shembjes është një zonë e vjetër e cila rrezikon të shembet.

Vazhdon puna për të gjetur minatorin e bllokuar. Situata është e vështirë sepse herë pas here ka rrëshkitje të minerareve të tjera. Besoj jemi më afër mundësië për ta gjetur. Punohet me 3 turne pa ndërprerje. Është rreth 450 metra nga hyrja e galerisë fronti ku po zhvillohen kërkimet. Gjatë kohës që ne pastrojmë vazhdimisht masivi minerar shembet dhe këtë nuk mund ta kontrollojmë ne. Aktualisht po punojnë 4 persona sepse kaq është hapësira në front për të bërë të mundur gjetjen e minatorit”– u shpreh ai.

Muharrem Plaku, 60 vjeç ndodhet për më shumë se 72 orë në nëntokën e minierave të Bulqizës dhe pavarësisht gërmimeve që po bëhen, nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Familjarët presin në ankth jashtë galerisë. Ambientet në fjalë menaxhohen nga kompania minerare “KADURTEX”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!