Home Aktualitet Na kthjelloni pak mbi cilësorin Yuri Kim.

Na kthjelloni pak mbi cilësorin Yuri Kim.

nga Editor

Yuri Kim në një status e keni cilësuar mandatin e tretë të Edi Ramës si mandat historik. A mund të na kthjelloni pse është kaq historik ky mandat?!

Një prej kuptimeve të mbiemrit “historik” është që një ngjarje apo proces i caktuar është shumë i rëndësishëm në historinë e një vendi.

Mandati i tretë i Edi Ramës pse është historik zonjë?!

Mos ndoshta është historik për gjysmë milioni shqiptarë që kanë braktisur vendin me qëllimin për të mos u rikthyer më?!

Mos ndoshta është historik për kullëzimin e një kryeqyteti të tërë?!

Mos ndoshta është historik për shembjen barbare të Teatrit Kombëtar?!

Mos ndoshta është historik sepse citohemi si vend që është shembull i korrupsionit dhe trafikut të drogës?!

Mos ndoshta është historik për
” Reformën në Drejtësi” që shkruhet veç në letër, se Drejtësinë nuk e shohim kund?!

Mos ndoshta është historik sepse ju po bekoni historinë e këtij mandati?!

Post Scriptum- Na kthjelloni cilësorin zonjë se mbase mund ta kuptojmë.

Elona Caslli

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!